E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi: Olta Xhaçka ka përfituar 10500 metra tokë shtetërore në bregdet, me firmë të Ramës
Lajme

Bardhi: Olta Xhaçka ka përfituar 10500 metra tokë shtetërore në bregdet, me firmë të Ramës

Kryetari  i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi duke folur për mediat nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me padinë për mandatin e Olta Xhaçkës, është shprehur se, Edi Rama është duke mbrojtur veten e tij, sepse me firmën e tij i ka dhënë 10500 metra tokë shtetërore në bregdet, Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj.

‘Ne po kërkojmë që të gjykojë në themel provat dhe të konstatojë papajtueshmërinë e mandatit.

Sa i takon, avokatit dhe vetë zonjës Xhaçka, ne e kemi dëgjuar edhe të themi se investimi i saj po kryhej në një pronë private.

Por hetimet e SPAK provuan se ajo ishte një pronë publike e grabitur përmes dokumenteve të falsifikuara. Një pronë shtetërore në bregdet, ishte falsifikuar duke i kaluar në bashkëpronësi ish-ministres, deputetes Xhaçka dhe bashkëshortit të saj.

Pak rëndësi ka se çfarë thotë personi i prekur nga kjo gjë, e rëndësishme është që dokumentet janë aty.

Olta Xhaçka jo vetëm ka përfituar të drejta dhe favore në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën, por mbi të gjitha ka përfituar një pasuri publike prej 10500 metër katrorë tokë, pronë publike në bregdet me firmë personale të Edi RAmës.

Në këtë rast, Edi Rama nuk mbron vetëm Olta Xhaçkën, por edhe veten, sepse në shkelje të ligjit dhe kushtetutës ka bërë investitor strategjik, familjen e saj, zonjën Xhaçka dhe bashkëshortin e saj’, tha Gazment Bardhi për mediat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.