Basha: 5 tonë drogë në Itali, përflitet se janë arrestuar ish-zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar sot se me Edi Ramën, Shqipëria është kthyer në një bazë të krimit të organizuar, në një strehë të tyre për të gjithë Europën. “Si në rastin e Xibrakës, edhe në rastin e 613 kg kokainë, është arrestuar shoferi dhe jo bosët…” tha Basha për mediat në përfundim të mbledhjes së Grupit parlamentar.
Duke iu kthyer një operacioni tjetër të madh antidrogë, në Itali sot, ku ka dhe shqiptarë të arrestuar për 5 ton marihuanë, Basha nënvizoi: “Përflitet se ka figura që kanë pasur pozicione të larta në Policinë e Shtetit midis të arrestuarve; pritet të konfirmohet,” – shtoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


