E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Është hera e parë në 30 vite që kryeministri është satelit i kryetarit të opozitës
Publik News

Basha: Është hera e parë në 30 vite që kryeministri është satelit i kryetarit të opozitës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e Ramës gjatë fushatës, i cili nuk ka lënë ditë pa vëzhguar takimet elektorale të tij. Sipas Bashës, kjo është hera e parë në 30 vite që kryeministri është satelit i kryetarit të opozitës, kandidatit të opozitës për kryeministër.

Lulzim Basha: Nga njëra anë kam një fushatë timen, të Partisë Demokratike, të kandidatëve tanë dhe nga ana tjetër po ndodh diçka, kemi një kryeministër që është kthyer në satelit të kandidatit për kryeministër të opozitës. Nga mëngjesi deri në darkë merret me fushatën time, me fjalimet e mia, i inspekton rresht për rresht, me veshjen time, me flokët, madje më monitoron dhe orët e gjumit.

Kjo ndodh sepse nuk ka asgjë për të treguar, prandaj nga mëngjesi deri në darkë merret me mua. Fushata ime dhe e PD-së ia ka arritur qëllimit. Është hera e parë në 30 vite që kryeministri është satelit i kryetarit të opozitës, kandidatit të opozitës për kryeministër.

Kryedemokrati Lulzim Basha, duke shpalosur programin ekonomik, i është referuar shifrave të raporteve të KLSH-së edhe raporteve ndërkombëtare të DASH apo Auditorit Europian, të cilat tregojnë se Shqipëria ka një problem të tmerrshëm në mirëmenaxhimin e të ardhurave publike.

Sipas Bashës, në bazë të këtyre raporteve, në Shqipëri vidhet me tenderat si askund  tjetër në Ballkan në këto 8 vite dhe se keqmenaxhimi i financave ka shkuar në 7.2 miliardë euro, shifër rekord.

Lulzim Basha: Do ta filloj me një gjë që e kupton çdokush. Çdo raport, edhe i shtetit shqiptar, i KLSH-së, edhe i Departamentit Amerikan të  Shtetit, edhe i Auditorit Europian tregon se Shqipëria ka një problem të tmerrshëm në mirëmenaxhimin e të ardhurave publike. Kjo është një fjalë e madhe për të thënë që në Shqipëri vidhet me tenderët si askund  tjetër në Ballkan këto 8 vite. Dhe nuk ka biznes, sipërmarrje që na ndjek në këto momente që nuk e di se për çfarë e kam, fjalën. Që nga një tender 5 milionë lekë  të vjetra e deri tek një tender 500 milionë euro  PPP apo koncesione që do të thotë për Shqipërinë një pjesë e rëndësishme për buxhetin bëhet fallco, që fituesi është paracaktuar dhe në shumë raste ka regjistruar kompaninë  në parajsë fiskale. Dhe këtij keqmenaxhimi të financave i është vënë një shifër. Kontrolli i Shtetit thotë 7.2 miliardë euro, ndërsa vetë dokumentet e prokurimit tregojnë një abuzim prej minimalisht 15 deri në 20% vetëm për tenderët publikë. Që do të thotë minimalisht 220-300 milionë euro me një rikthim të, s’po them tendera zviceran, por me një rikthim të normalitetit dhe jo atë që thoshte departamenti i shtetit në raportin e para dy ditësh, ne arrijmë ti kthejmë arkës së shtetit para të shqiptarëve që sot zhduken. 250 deri në 300 milionë vetëm nga keq administrimi apo e thënë ndryshe vjedhja nga tenderët publikë. E dyta, luksi i zyrave dhe luksi qeveritar në tërësi. Makinat e reja, zyrat që aredohen çdo 6 muaj, shpenzime pa fund, buxheti i udhëtimeve  të zyrtarëve shqiptarë që është 4-fishuar  në vitet e qeverisje aktuale, i kushtojnë taksa paguesit shqiptar 80 deri në 100 milionë euro abuzime që do të shpëtohen.  Në periudhën 2007-2008 si rezultat i reformave fiskale dhe në veçanti i taksës së sheshtë 10% arka e shtetit mori 1.8 miliardë Euro më shumë. Pse? Sepse siç e thamë në fillim taksa e sheshtë lufton evazionin. Çfarë ndodh sepse biznesmenët e dinë?

Blendi Fevziu: U shmang informalitet.

Lulzim Bash: Sot bëjmë bilance të dyfishta, nuk besojnë ata tek taksa 15%, nuk besojnë dyfish. E para thonë që është një taksë tepër e lartë, e dyta është edhe më e lartë, këta nuk na kthejnë shërbimet, këta na i marrin lekët dhe gjysma e taksapaguesve shqiptarë që janë në autostradë e dinë që ka 8 vjet nuk është ndërtuar 1 metër jo 1 kilometër kanalizim i ujërave të zeza, siç e dinë dhe punëtorët, me mijëra punëtorë që punojnë në atë aks. Pra taksa e sheshtë lufton evazionin dhe kjo nuk është më teori, kjo është e  provuar. Është provuar kur ne e kishim 10%. Argumenti i tretë me të cilin dua ta përmbyll këtë dhe i rikthehem asaj që ekonomia është një qenie e gjallë. Shikoni Maqedoninë e Veriut, shikoni Malin e Zi, taksa e sheshtë stimulon ekonominë, çliron energji pozitive, i stimulon njerëzit të shkojnë në punë. Nuk është e vetmja gjë sigurisht duhen bërë edhe reformat e tjera të cilat nuk janë në atë dhjetëshe, duhet hequr terrori i inspektorëve, duhet hequr kultura e trajtimit të sipërmarrësit të vogël apo të vetëpunësuarit, apo të biznesit të madh si një bankë personale, si një automat personal lekësh për zyrtarët e tatimeve apo politikanët që qëndrojnë pas tyre, por vetëm taksa e sheshtë  9% dhe ulja e kontributeve shoqërore në 18 p0ërqind po ju them do çlirojë një energji ekonomike e cila sot  është e ndrydhur, mbahet nën vargonj, një energji ekonomike që do të prodhojë çfarë?! Rritje ekonomike, rritje të konsumit, më shumë para, edhe në xhepat e atyre që janë të punësuar, edhe të investitorëve që do të thotë më shumë investime kapitale dhe mbi të gjitha do të rikthejë investimet e huaja në Shqipëri. Dua ta përfundoj me këtë, më thoni një investim, një investim të huaj sinifikant në 8 vite të kësaj qeverisjeje. Një nga arsyet pse nuk vijnë, nuk është e  vetmja, por një nga arsyet pse nuk vijnë  është pse do të vijë të paguajë këtu 15%, ja ku e ka malin e zi 5%, ja ku e ka Maqedoninë e Veriut 9%. Pra, padiskutim  që taksa 9% jo vetëm  nuk do të ndikojë negativisht në të ardhurat e shqiptarëve. Do t’i rrisë ato por, po kështu do të rrisë të ardhurat e shtetit dhe miradministrimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.