E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha në Librazhd: Më 25 prill votë masive për të rrëzuar këtë qeveri ogurzezë
Publik News

Basha në Librazhd: Më 25 prill votë masive për të rrëzuar këtë qeveri ogurzezë

Mirë se ju gjeta. E jashtëzakonshme kjo pritje. të reja dhe të rinj të Librazhdit, vëllezër dhe motra. Kudo që kam shkuar nga jugu në veri, një gjë është e qartë: Shqiptarët janë të etur për ndryshim. Mezi po presin datën, kur vota e shqiptarëve të bashkuar do të bëjë të mundur ndryshimin e vërtetë për të gjithë.

Data 25 prill është dita e popullit, ku do vendosni për veten dhe fëmijët, për të ndaluar ikjen e të rinjve, që ka dhënë shembullin dhe ka sjellë demokracinë. Librazhdi është vjedhur dhe abuzuar. E shndërruan Librazhdin në shkretëtirë, ku paratë shkojnë në duart e pak njerëzve. Fitorja e 25 prillit do jetë fitorja juaj. ju bëj thirrje socialistëve të ndershëm të Librazhdit e Shqipërisë, bashkohuni me ndryshimin, bashkohuni me ne. Dy javë na ndajnë nga një ditë vendimtare. Bashkë për ndryshim, Librazhdi fiton, Shqipëria fiton”, deklaroi Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.