E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha nga Divjaka: Dora e shtrirë e Ramës pasi ka vjedhur zgjedhjet, do të thotë të bëhesh ortak në…
Publik News

Basha nga Divjaka: Dora e shtrirë e Ramës pasi ka vjedhur zgjedhjet, do të thotë të bëhesh ortak në…

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka bërë edhe një herë të qartë se opozita nuk do të pranojë dorën e shtrirë të bashkëpunimit nga kryeministri Edi Rama.

Nga një takim me demokratët në Divjakë, Basha tha se në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, pavarësisht “prej njerëzve të korruptuar, njerëzve të krimit parasë së derdhur lumë, shtetit që iu hodh në fyt e në kurriz shqiptarëve ne iu përgjigjëm më njerëz të ndershëm, me program, me ide, me vizion, me zgjidhje dhe kjo ishte arsyeja që shpresa u ndez dhe me bashkim duke refuzuar qoftë mendjelehtësinë e atyre që për interesa të çastit apo mllefe të çastit e konsiderojnë 25 prillin fitore të Edi Ramës dhe jo një masakër zgjedhore duke i shërbyer kështu mendjelehtësi projektit të Edi Ramës për të na përçarë sërish qoftë duke bërë të mundur përmes bashkimit tonë sot dhe akoma më shumë me 13 qershor që të vazhdojmë deri në fund betejën e nisur që mund të ketë një dhe vetëm një përfundim: jo bashkëpunimin me atë që vodhi shpresën e shqiptarëve, por rrëzimin një orë e më parë të atij që vodhi vullnetin e shqiptarëve”.

Për Bashën, “dora e shtrirë për bashkëpunim pasi ke vjedhur zgjedhjet, do të thotë të bëhesh ortak në vjedhje. Pretendimet për reformë zgjedhore pasi ke vjedhur zgjedhjet, tregojnë jo thjesht tmerr dhe ankth, po dhe analfabetizmin politik të atyre që i kemi përballë”.

Basha kishte dhe një mesazh për kritikët e tij të cilët, tha se ‘i shërbejnë drejtpërdrejt kundërshtarit tonë’.

“Ata që na kritikojnë sepse vazhdojmë të tregojmë me gisht modelin e kriminalizimit të kundërshtarit tonë, të shkrirjes të pushtetit me partinë, ata që na konsiderojnë demode, në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veçse shërbimin më të drejtpërdrejt të kundërshtarit tonë.

Ata duhen injoruar, duhen përbuzur dhe duhen lënë në mjerimin e tyre personal.

Sepse lufta totale kundër demokracisë, kërkon që e gjithë vëmendja jonë të jetë ndaj armikut numër një të demokracisë, armikut numër një të mirëqenies të shqiptarëve që është regjimi i Edi Ramës i dal nga tjetërsimi i vullnetit të shqiptarëve më 25 prill”, u shpreh Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.