Basha për qeverinë Rama 3: Anonimë dhe të paftë, të ikur në pranga
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar ndryshimet e qeverisë së sotme nga Edi Rama.
Sipas Bashës, ministrat e rinj tregojnë se Edi Rama nuk ka nevojë për njerëz, por qeveris me oligarkët.
‘Edi Rama tallet me shqiptarët me ndryshimet në qeveri.
Edi Rama sot mund të kishte emëruar ministër edhe shoferin e tij.
Këto emërime tregojnë se Edi Ramës nuk i duhen ministra, sepse ai bashkëqeveris me oligarkët.
Ministrat e larguar janë të korruptuar dhe duhet të dalin para drejtësisë.
Ministrat e rinj janë anonimë, të paaftë.
Ata sot nuk kanë asnjë rol tjetër përveç se të duartrokasin Ramën’, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha.
Pas ndryshimeve që Rama i beri sot kabinetit te tij qeveritar, duke larguar 7 ministra ka reaguar kreu i PD-se, Lulzim Basha.

Per te, ndryshimet jane vetem fasade, ministrat e larguar duhet te dalin para drejtesise, nderkohe qe ka akuzuar Ramen se po bën aktet e një të marri nderkohe qe atij po i vjen fundi.
“Roli i ministrave te rinj eshte të shërbejnë si fasada e qeverisjes së Ramës, në këtë kuadër e ka më të lehtë që vendimet që merr me oligarkët ti vendosë ky grup njerëzish pa asnjë profil politik, apo përgjegjësish politike, të paaftë e disa të zhytur në afera korruptive. Sot pamë një grup njerëzish që do duartrokasin një plackë private të Ramës që do të marrë vendime që i shërbejnë vetëm atij”- tha Basha.
Sipas tij, “Ndryshimet në qeveri tregojnë gjendjen e rënduar psikike të Ramës i degraduar nga veset, i krimbur nga paratë që ka vënë dhe i mbushur me urrejtje për njerëzit, ai po bën aktet e një të marri. Asnjë nga këto nuk e fsheh dot të vërtetën që shqiptarët e kanë kuptuar, peshku qelbet nga koka”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



