E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha propozon planin me 5 pika për daljen nga emergjenca
Lajme

Basha propozon planin me 5 pika për daljen nga emergjenca

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale një plan me 5 pika, për të cilën thotë se do të shërbejë për të nxjerrë nga kriza vendin.

Pikat kryesore të planit të Bashës janë; rritja e numrit të testimeve, gjurmimi i burimit dhe kontakteve të të prekurve me Covid-19, mbështetje për sistemin shëndetësor, matjet dhe menaxhimi i situatës si dhe tranzicioni drejt hapjes.

Basha këmbëngul te rritja e numrit të testimeve si mënyra e vetme për identifikimin real të të prekurve.

“Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton qindra herë më shumë se rritja e numrit të testimeve”, shkruan Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.