Basha publikon videon: Rama nuk do të sjellë dot kurrë ndryshim
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një spot elektoral, ku bën thirrje që qytetarët të votojnë numrin 9 në zgjedhjet e 25 prillit, për ndryshimin që sipas kryedemokratit, “Rama nuk do ta sjellë dot kurrë”.
“Per 8 vite me Ramën, Shqipëria regjistroi papunësinë më të lartë në histori. Ai nuk do të sjellë dot kurrë ndryshim. Ai është problemi. Më 25 Prill – e gjithë Shqipëria voton 9, për punësim, për ndryshim!”, shkruan Basha krahas videos.
Në video, thuhet “Shqipëria po thërret: duam ndryshim. Duam të jetojmë më mirë, të sigurojmë të ardhurat për familjet tona.Në 8 vite me Ramën. Kishim papunësinë më të lartë, si asnjëherë më parë. Ai nuk do sjellë kurrë ndryshim. Ai është problemi.
Ai është dështimi. Ndryshe nga ai. Plani ekonomik i Bashës do hapë 110 000 vende pune. Më 25 prill, Shqipëria do votojë numrin 9 për punësim, për një rrugë të re drejt një jete më të mirë. Për ndryshim. Për Bashën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



