E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha sqaron akuzat  pêr kasetën: Trillim dhe mashtrim i pastër, kasetên e mori Dash Peza
Publik News

Basha sqaron akuzat pêr kasetën: Trillim dhe mashtrim i pastër, kasetên e mori Dash Peza

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mohuar që të ketë marrë nga Melaim Bellanica kasetën e masakrës së Krushës.

Kaseta është marrë nga Dashamir Peza, ish-deputet i PS, ndërsa theksoi se ka qenë pjesë e ekipit për të çuar para drejtësisë kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviçin dhe nuk ka qenë pjesë e asnjë procesi kundër luftës së UÇK-së.

Fevziu: E keni marrë kasetën e Melaim Bellanicës? Atë të masakrës së Krushës?

Basha: Kaseta e masakrës së Krushës së madhe është marrë nga Dashamir Peza në atë kohe si përkthyes i BBC.

Ishte një trillim dhe fabrikim i ulët. Unë nuk ndjehemi dëmtuar, kërcënues nga hera e tretë në 15 vite që përsëriten këto akuza. Janë sajesa absolute.

Asnjëherë nuk e kam takuar zotin Bellanica. Fakti që Peza tregon se kaseta është marrë dhe transmetuar nga BBC dhe 180 kanale perëndimore.

Gënjeshtra e parë është e çmontuar. Skam qenë kurrë asnjëherë, pjesë e një procesi kundër luftës së UÇK-së.

Dy hetime kam bërë unë. Kam qenë pjesë e ekipit të Tribulanit të Hagës që ngriti akuzë kundër Milloshevicit dhe ngritjen e padisë. Pjesë e këtij ekipi kam qenë. Jam krenar që kam qenë pjesë e ekipit për të çuar para drejtësisë kasapin e Ballkanit.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha  është përballur me një akuzë nga gazetari Baton Haxhiu.

Gazetari i ka thënë Bashës se po mundohet të fshehë të kaluarën e tij profesionale në Kosovë, ndërsa kryedemokrati i është përgjigjur se nuk ka asgjë për të fshehur.

Haxhiu: Nuk merreni me të  vërtetën, por e heshtni

Basha: Asnjëherë

Haxhiu: Nuk del ta sqarosh asnjëherë

Basha: Nuk e di ku ke qenë, unë i kam dhënë të gjitha pyetjeve përgjigjeve te Sokol Balla.
Pse nuk kam hezituar asnjëherë, unë nuk kam fshehur asgjë. Pse do ta fshihja unë diçka të tillë nëse është e vërtetë

Haxhiu: Do të fshehësh një të kaluar prefesionale në Kosovës

Basha: Pse duhet ta fsheh, ti e di se çfarë kam bërë në Kosovë. Nuk ke çfarë të sqarosh duke u bazuar në gënjeshtër, mos bëj cicmice.  Pse duhet ta fshihja kur unë jam përgjigjur pa hezituar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.