E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha vijon takimet me mbështetës në Tiranë: Do të ndërtojmë një aleancë të gjerë politike dhe qytetare!
Lajme

Basha vijon takimet me mbështetës në Tiranë: Do të ndërtojmë një aleancë të gjerë politike dhe qytetare!

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mbështetës në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

359423634_824665589028672_2342987898188646899_n

Gjatë fjalës së tij, Basha është shprehur se PD do të krijojë një aleancë të gjerë me qytetarët, e cila sipas tij, do i kundërvihet frikës dhe pasigurisë që ka pllakosur vendin.

Ai shtoi gjithashtu se një nga prioritetet e opozitës është edhe hapja e PD-së ndaj të rinjve.

Reagimi i Bashës:

Hapja e Partisë Demokratike ndaj të rinjve dhe të rejave është një nga prioritetet tona.

Harmonizimi i frymës dhe pasionit të rinisë me përvojën dhe profesionalizmin e kontributorëve ndër vite, është një hap i rëndësishëm në riorganizimin që kemi nisur, për t’i dhënë shqiptarëve një alternativë më të mirë.

Natyrisht pjesë e saj do të jenë të gjithë ata që duan ndryshim, që duan që për qeverisjen dhe deputetët të vendosin qytetarët dhe jo bandat kriminale që sot kontrollojnë shtetin, ekonominë, policinë, zgjedhjet, jetën e vendit.

Ne do të krijojmë një aleancë të gjerë politike dhe qytetare, që frikës dhe pasigurisë që ka pllakosur shoqërinë tonë, t’i kundërvihet me shpresë dhe besimin se gjërat mund të ndryshojnë për mirë, duke i dhënë rëndësi votës së qytetareve, që nis me zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës.

Që zëri i qytetarëve të dëgjohet, vullneti i tyre të përfaqësohet dhe interesat e tyre të mbrohen, do të punojmë fortë që mekanizmat kushtetues të jenë në shërbim të tyre, duke hapur listat, pastruar politikën përmes vetting-ut, kufizuar mandatin e kryeministrit, garantuar votën e diasporës, duke i dhënë më shumë kompetenca Parlamentit dhe Presidentit të Republikës, për të garantuar kontrollin dhe balancat e pushteteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.