E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkëshortja e Krastës tallet me Ramën: Ja prioritetet që shpalli nxënësi i Nolit dhe Konicës në mes të pandemisë
Publik News

Bashkëshortja e Krastës tallet me Ramën: Ja prioritetet që shpalli nxënësi i Nolit dhe Konicës në mes të pandemisë

 

Bashkëshortja e gazetarit të njohur Adi Krasta, Brikena Krasta me ironi të fortë ka komentuar shembjen e Teatrit Kombëtar e cila është një nga temat më të nxehta aktualisht.

Duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama të cilin e quan nxënës të Nolit dhe Konicës Krasta shkruan se mu në mes të pandemisë ai ka shpallur 3 prioritete kryesore që janë: Shembja e Teatrit; Legalizimi i canabis-it; Amnistia fiskale.

Më tej ajo shton se: “Nxënësi i Nolit dhe i Konicës dhe të gjithë ata të mjerë qytetarë të Tiranës që do të kishin qenë në shesh duke u çjerrë per të njejtin akt të çdo kryeministri tjetër, janë të njëjtit që nuk kanë lënë kryeqytet evropian pa vizituar dhe pa admiruar cdo gjurmë kujtese e kulture e çdo shtëpi, ndërtese, kasolle e dhomë muze që ka qenë dikur strehë shkrimtarësh të njohur.

Edhe kasollet e shtëpitë e vogla të shkrimtarëve e artistëve janë ruajtur me fanatizëm si muze dëshmi të shpirtrave që kanë krijuar. Vetëm kaq mjafton për të mos na i ndyrë ëall -et me broçkullat e zhvillimit”.

Postimi i plotë i Brikena Krastës: Ne prioritet imediat te kryeministrit qe eshte njeherazi dhe nxenesi i Nolit e i Konices nuk paskesh qene as pandemia, as dalja nga rrenimi ekonomik, as negociatat e as Evropa. Nxenesi i Nolit e i Konices, mu ne zemer te Pandemise ka shpallur tri prioritete:
1. Shembja e Teatrit
2. Legalizimi i canabis-it
3. Amnistia fiskale
That’s it!
Nxënësi i Nolit dhe i Konicës dhe të gjithë ata të mjerë qytetarë të Tiranës që do të kishin qenë në shesh duke u çjerrë per të njejtin akt të çdo kryeministri tjetër, janë të njëjtit që nuk kanë lënë kryeqytet evropian pa vizituar dhe pa admiruar cdo gjurmë kujtese e kulture e çdo shtëpi, ndërtese, kasolle e dhomë muze që ka qenë dikur strehë shkrimtarësh të njohur.

Edhe kasollet e shtëpitë e vogla të shkrimtarëve e artistëve janë ruajtur me fanatizëm si muze dëshmi të shpirtrave që kanë krijuar. Vetëm kaq mjafton për të mos na i ndyrë ëall -et me broçkullat e zhvillimit. Per shembuj shembjesh të kultures e trashegimisë kthejuni videove te ISIS dhe shperndajini per propagande. Shame!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.