E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BASHKIA E TIRANËS PO NGRE NJË TJETËR MONUMENT PËR 6 MILIONË HEBRENJTË E VRARË!
Sot

BASHKIA E TIRANËS PO NGRE NJË TJETËR MONUMENT PËR 6 MILIONË HEBRENJTË E VRARË!

Parku i Liqenit Artificial në verilindje të kryeqytetit po u njan më tepër skenave të filmave të regjisorit britanik Alfred Hiçkok. Ti ecën nëpër shtigjet e pyllit dhe befas të shfaqet një varr, një zog që cicëron, një çift rënkon. Era përkëdhel tymin e hashashit, qenushi që luan me të zonjën, pleqtë ia fusin një lojë domino, manjakët fshehur te ferra presin dashnorët të heqin brekët…
Te Parku i Liqenit artificial tashmë gjen varre anglezësh, gjermanësh, statuja partizanësh. Varre rilindasish, ballistësh, komunistësh. Nuk i mungon asgjë Liqenit, as erotizmi e as heroizmi. Madje ky i fundit tashmë po ndërkombëtarizohet. Një muaj më parë Bashkia e Tiranës në mënyrë tinzare ndërtoi një monument për dëshmorët e rinj taze që dhanë jetën në Stamboll për zgjatjen e pushtetit të Erdoganit ndërsa tani, një tjetër monument po hedh shtat mes parkut më të famshëm. Një përmendore në formë trinity u kushtohet 6 milionë hebrenjve të vrarë në Luftën e Dytë Botërore. Këtu fillon groteskja, tragjikomedia. Shqipëria nuk spiunoi, nuk dorëzoi dhe nuk pushkatoi asnjë nga ata pak çifutë që u strehuan këtu. Shqipëria nuk ndjehet fajtore por krenare ndaj ngritja e kësaj përmendoreje në 3 gjuhë (shqip, anglisht, hebraisht) tingëllon absurde, hipokrite, servile.
Personalisht uroj që në botë mos të ndodhin më tragjedi apo konfilkte ushtarake sepse Parku i Liqenit Artificial të Tiranës është tepër i vogël dhe nuk ka vend për çdo dëshmor që jep jetën për Afrikën, Azinë apo Amerikën Latine. I lutem lali Erit të ndërhyjë menjëherë për përfundimin e luftës në Siri apo në Kashmir të Pakistanit sepse na mjafton betonizimi i kryeqytetit me gradaçela!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.