E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkia Shkodër, “Tespiha” e fundit në “fillin” e Sali Berishës
Publik News

Bashkia Shkodër, “Tespiha” e fundit në “fillin” e Sali Berishës

Aq shumë mëkate ka Sali Berisha, sa nuk i numëron dot. Ka vrarë e grabitur, ka mashtruar e kurvëruar, ka ndarë familje e burgosur njerëz pa faj, u ka marrë lirinë, të drejtat, deri bukën e gojës fëmijëve të shqiptarëve për t’ua dhënë fëmijëve të tij dhe 4 Klaneve Mafioze që drejtojnë 20 familjet kriminale e kontrollojnë çdo cep e cent të këtij vendi.

Prandaj u kthye 30 vjet pas, në vendin e krimit.

Po, nga Shkodra i ka ngjizë mëkatet e para. Njerëzia, nga halli e padija, e shikonte si i dërguar i Perëndisë. Numëronte me gishtërinj tespihet në fill. Çekun e Bardhë,  aderimin në Konferencën Islamike, firmat Piramidale, mirësi në këtë jetë e në tjetrën.

Po ç’bëri?

Bëri veç gjynahe. Tespihet në fill i mbaruan. Të gjitha ja kanë marrë amerikanët dhe po i eksplorojnë. Vetëm atë të parën ja ka ruajtur një mik, një Ali thuhet. 

Prandaj sytë e shpirtin i ka tek Bashkia Shkodër. Në këtë fushatë të fundit, ngjan se po shlyen mëkate. Flet përçart. Broçkullit për votimet e 6 marsit, por nuk e përmend emrin e kandidatit. Flet për të vdekurin doktor Ali Spahija. Ali Spahia ka qenë një mjek si gjithë kolegët e tij shëtitës. Megjithëse jo shkodran, pra jabanxhi siç thotë Saliu, ka punuar edhe në Shkodër, ku ka patur suksese. Ka arritur Aliu që pa mbyllur dyert Komiteti Ekzekutiv i Ramiz Alisë, të futet aty, mbi shkresat e komunizmit si kryetari i parë demokrat i asaj godine që u pagëzua Bashkia e Shkodrës.

Më pas Aliu punoi gjithandej nëpër Parlament, Ministri e kudo afër Saliut. U vendos përfundimisht në Tiranë, në një shtëpi që kushton diku tek 8 vjet rroga e Presidentit të Amerikës.

Ali Spahinë, si  kryertar i parë i Bashkisë Shkodër, e përkujton sot Sali Berisha, bash në oborr të bashkisë. Në këtë bashki, për 30 vjet nuk ka drejtuar asnjëherë e majta. Megjithatë, është vjedhur si kudo tjetër…

Fakte duhen?!

Po! Thesarit të Shtetit, që ishte në ambientet e kësaj godine, i është ndërruar vënd ditën për diell, të dielën e 16 marsit 1997. Ata që bënë grabitjen më të madhe në Ballkan ishin miq të Saliut e të Aliut. Ata kanë ndërtuar hotele e kanë ngritur biznese, apo nuk është kështu?

Janë të qetë, pasi doktor Sali Berisha, prokuror Theodhoiri Sallaku, spiun Fatos Klosi e të tjerë milionerë, kanë fallsifikuar çdo dokumnt. Sot, që Saliu kërkon vota askush nuk e thotë të vërtetën, se Grabitja e Thesarit të Veriut ndodhi më 16 mars, dhe jo siç thotë Saliu më 22 qershor të vitit 1997.

Po Shkodra është çudia vetë.

Edhe i dha jetë, edhe po ja nxin jetën Sali Berishës.

Koalicioni me LSI-në, pse të mos e themi, nuk funksionon në Shkodër. Përtej votave ka klane. Ata të Monikës e Ilirit s’votojnë kandidatin e Saliut, djalin e Aliut. As kumdërshtarët e Lulzim Bashës, s’votojnë siglën LSI-së, Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën.

Kjo shihet me sy të lirë, pa dylbi.

Askush nga të LSI-së nuk e shoqëron doktorin në Shkodër. Nëpër foltore nuk ka figura të respektuara. Milionerë po, hajdutë po, idiotë e vrasës po, gjen sa të duash. Blerja e votave është pak problem e pak me hile. Votat, i ka blerë gjithmonë LSI dhe kjo dihet, apo jo?

Prandaj Sali Berisha flet broçkulla.

E lëshon kushtrimin nga “moçalet” e PS-së. Ata të Rilindjes, si “kirurgë” të ekonomisë, ja kanë “harruar”  në stomak gërshërët Shkodrës, po për Saliun nuk ka problem.

I shkreti qytet lëngon nga hajdutët e djathtë e të majtë. Po, të tërë janë pasanikë. Më i ndershmi, dy-tre dyqane i ka.

Prandaj Edi Rama s’bën fushatë fare në Shkodër.

Ose të mbrojnë interest e veta grupet e interesit, ose paçin veten në qafë.

Për Edi Ramën kujdeset vetë Saliu.

Për vete shihet, është i humbur, ndaj po punon për rilindasit. Si bijës së vet, i lë porosi kandidates socialiste Majlinda Angoni, ta mbajë me nder maskën dhe të çelë dyqane të tjera maskash.

Saliu, në fushatë të vet, ka merak se mos koritet  bija e Jubanit apo fisi Angonëve të Jugut.

Vetëm kandidatit të vet s’ja përmënd emrin. Thotë se babai i tij, i vdekur prej shumë vite, ka qënë burrë i mirë.

Kështu janë punët. Dita e gjykimit erdhi.  Sot është i lodhur, i plakur, i urryer . Është gati ta marrë Dreqi. Po, çështje ditësh tashmë. Bashkia Shkodër, “Tespiha” e fundit në “fillin” e Sali Berishës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.