Bashkimi me Kosovën/ Analisti Ilir Demalia replikon me gazetarin Dritan Hila
“Si mund të bëhet bashkimi Kosovës me Shqipërinë, kur këto dy vende janë vëndet më të varfëra në Europë, kur kanë qeveri të lidhura me krimin dhe një korrupsion galopant dhe tepër shqetësues për Europën nga qeveritë përkatëse të Tiranës dhe Prishtinës?”- ishte pyetja qe Demalia i drejtoi ambasadorit Agim Nesho dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare të kryeministrit F. Nano, Ilir Kulla, duke marre shembull bashkimin e gjermanive.
Pas kesaj, Demalia ka kete sqarim dhe pergjigje per Hilen.
Një pëgjigje e munguar për Dritan Hila.
Mungesa e informacionit si dije e mosdijes si i ditur, nuk justifikon “mufkën” e padijes si dije.
Dje në emisionin 360 grade i dërgova një mesazh drejtuesit Artur Zheji, në lidhje me temën dhe diskutimin që zhvillohej rreth temës.
Pytjen e bëra për dy njohës shumë të mirë të çështjes Kosovës por edhe Ballkanit, Ambasadorit Agim Nesho dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare të kryeministrit F. Nano, zotit Ilir Kulla.
Pyetja ishte kjo: Si mund të bëhet bashkimi Kosovës me Shqipërinë, kur këto dy vende janë vëndet më të varfëra në Europë, kur kanë qeveri të lidhura me krimin dhe një korrupsion galopant dhe tepër shqetësues për Europën nga qeveritë përkatëse të Tiranës dhe Prishtinës?
Me nje me një popullsi që e shikon të ardhmen duke u larguar nga vendi, a mundet te kenë fuqi bashkimi kur edhe pavarsinë e kanë të dhëne nga ndërkombëtaret dhe akoma në Kosovë nuk kanë nje pavarësi defacto pasi ndërkombëtarët kontrollojnë?…
Mora më poshtë si shëmbull bashkimin e dy gjermanive, ku Gjermania Perendimore e ”bleu “atë lindore, duke realizuar një plan dhe strategji prej 40 vjetësh që e realizoi si superfuqi ekonomike por edhe politike botërore.
Ishin pikërisht Presidenti Regan, Kryeministria Theçer dhe Kancelari Kohl, që ulën “perden e hekurt” dhe u bënë simbol i lirisë për vendet komuniste me planin Regan, “Luftën e yjeve”, i cili ngriti buzhetin ushtarak 3 përqind kur pati thënë në 1981: “Në këtë garë do ta detyrojmë Bashkimin Sovjetik të dalë të lypë rrugëve”, dhe ashtu ndodhi.

Dritan Hila, pa i drejtuar pyetje atij, ju përgjegj në mënyrë indirekte pyetjes time duke thënë:
“Si do të shkohet tek ky bashkim, unë nuk mendoj se bëhet me deklarata propagandistike, as me mufka blerjesh vendesh. Kjo është ta banalizosh çështjen që u ble Gjermania lindore, etj, etj.”
Meqë nuk isha në lidhje direkt dhe nuk mund ti përgjigjesha zotit Hila po i përgjigjem këtu!
Mungesa e informacionit si dije e mosdijes si i ditur, nuk justifikon “mufkën” e padijes si dije.
Ja çfarë shkruan Andreas Roedder, profesor i historisë në Universitetin e Mainzit dhe autor i një libri të konsideruar si me i miri për ribashkimin e Gjermanisë “Përfundimi i këtyre negociatave ishte një arritje në vete.”
“Kohl e bindi Gorbaçovin, nëse ai ende kishte nevojë për bindje, se një Gjermani e bashkuar nuk do të ishte një kërcënim për Bashkimin Sovjetik. Dhe më 17 korrik ai ishte në gjendje të shpallë se udhëheqësi sovjetik kishte kishte lejuar bashkimin e Gjermanise Perëndimore dhe Lindore për t’u bashkuar.
Gjermanisë Perëndimore në thelb i ishte dhënë leja për të inkorporuar një territor prej 108,333 kilometra katrorë dhe 16 milionë banorësh që më parë kanë qenë shteti më i begatë në paktin e Varshavës. Lufta e Ftohtë mbaroi, dhe vendi i Kohlit siguroi bashkimin.
Ngritja e faturës
Gorbaçovi erdhi në takimin me Kohlin ne një kohë shumë të vështirë. Bashkimi Sovjetik kishte grumbulluar një borxh të madh si rezultat i garës së armëve të viteve 1980 me SHBA dhe nuk ishte në gjendje të mbante kontroll mbi shtetet satelitore në Evropën Lindore.
Në këmbim të Kremlinit që pranonte ribashkimin gjerman, Kohl ra dakord të paguante shpenzimet nga tërheqja e trupave sovjetike dhe rivendosja e tyre në shtëpi. Ai gjithashtu premtoi ndihmë financiare që synonte stabilizimin e financave sovjetike që ishin në një krizë të thellë.
Shuma totale që Gjermania Perëndimore përfundimisht i ka paguar Kremlinit për ribashkimin është e panjohur, edhe pse zakonisht vlerësohet në mes të 50 dhe 80 miliardë markave (25-40 miliardë euro ose 31-50 miliardë dollarë). Një çmim, shumica do të thoshte, ishte mirë të paguante.
“Nëse Gorbachev kishte thënë,” Z. Kancelari, jam dakord, por do ti kushtojë Republikës Federale të Gjermanisë 50-80 miliardë, “si mund të kemi thënë jo,” tha Teltschick.
Historianët thonë se është thjesht një thjeshtësim për të thënë se Gorbaçovi shiti Gjermaninë Lindore.
Cilado qoftë motivimi i udhëheqësit sovjetik, deri në kohën kur Kohl u kthye në Gjermaninë Perëndimore ato nuk kanë rëndësi.
Gjermania Perëndimore dhe Lindja u bashkuan zyrtarisht më 3 tetor 1990. Më 25 dhjetor të vitit të ardhshëm, Bashkimi Sovjetik u shpërbë.”
“Mufk tjetër në emision i Hilës ishte kur tha:
” Asnjë shtet nën 5 mln banor nuk është rentabël ekonomik në luftën kundër korrupsionit.”
Dritan Hila, në qoftë se e mat çdo gjë me kasabanë atje Shqiperi-Kosove si “kerthiza botës”, kjo është gjë tjetër…
Por realitetet shtetërore, e ketu po të marr vendet ish- komuniste të lindjes nën pesë milion, kanë krejt tjetër realitet në lidhje me rentabilitetin si ekonomi prodhuese dhe si shtete funksionale të së drejtës dhe demokraci liberale, me një korrupsion në nivelet minimale dhe jo të shtrira në të të gjitha segmentet e administratës shtetërore dhe shoqërise ku Hila ka qenë funksionar i asaj dhe kësaj administrate dhe i asaj shoqërie.
Ja vendet nën pese milion që kanë ndertuar prosperitet ekonomik, shtet funksional dhe drejtësi reale dhe demokraci në zhvillim.
Slovakia 5 milion
Slovenia 2 milion
Kroacia 4 milion
Estonia 1. 300 milion
Lithuania 2.800 milion
Letonia 2. milion
Kaq për për shportën e “mufkave” të djeshme -sot.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



