Basir Çollaku: Kjo çfarë bëri Prokuroria e Posaçme është dështim kapitullues i reformës në drejtësi
Gazetari Basir Çollaku, u shpreh se me akuzën për korrupsion pasiv për Sali Berishën, Prokuroria e Posaçme, tregoi se kemi të bëjmë më një dështim kapitullues të reformës në drejtësi.
Kjo çfare bëri Prokuroria e Posaçme, ka disa tregues që duhen theksuar.
Së pari: Është dështim kapitullues i reformës në drejtësi, njëkohësisht është dështim i akuzës amerikane të sanksionimit të Berishës për korrupsionin masiv, që na rezulton pas 4 vitesh, që amerikanë dhe shqiptarë, kanë arrritur të zbulojnë korrupsionin masiv, që JamArbër Malltezi dhëndri i zotit Berisha ka marrë 410 metër pjesë takuese të familjes së tij për 15 vite.
Pjesa tjetër që duhet theksuar është treguesi se si Vetingu është bërë në funksion të njerëzve që do shërbejnë nesër.
Të gjithë këta që janë marrë me dosjen e zotit Berisha, qofshin prokurorë apo gjyqtarë, kanë kryer akte korruptive, kanë shpërdoruar detyrën, kanë kryer veprime dhe mos veprime që janë elementë të veprës penale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



