Bataku i mediave dhe informacioni publik e kombëtar
LEHIN E ZIHEN QENTË NË OBORR: EDI RAMA DHE GJIRIZI I MJETEVE TË INFORMIMIT TË PARISË SË TIRANËS
Prof. Dr. TIRAK E. RROTA
Dje kryeministri Edi Rama iu ka bërë një përshkrim gazetarëve të shumtë të pranishëm por edhe të tjerëve që nuk ka nevojë për asnjë diskutim. Mediat në shtetin shqiptar janë jo ‘kazan’ por gjiriz pa pusetë që e ka qelbur atë komb e shtet. Më pas u ngritën zëra për bojkot dhe mospjesëmarrje por edhe këto janë një vërë në ujë.
Të premten, shumica e gazetarëve do të jenë aty ku i don kryeministri Edi Rama. Duke e ditur këtë, Edi Rama sot lëshoi edhe një thirrje tjetër, në dukje për investitorët, por në fakt ishte për publikun: ‘Mos e besoni shtypin dhe mediat, sepse nuk thonë realitetin.’ Ishte edhe një shpullë tjetër për gazetarët që pa dyshim, mbasi të hedhin ndonjë shkelm, do të vihen në rrësht të Premten e cdo ditë që të vendosin pronarët e tyre.
Në shtetin shqiptar nuk ka system informacioni objektiv, të qartë, professional, të moralshëm, dhe në shërbim të mirëfilltë publik, pse kombëtar shqiptar, jo e jo. Sistemi që ka ndërtuar paria e Tiranës funksionon kështu. Në krye të familjeve oligarkike janë figurat e errta që nuk dalin kurrë në skenë: etrit, pronarët e mëdhenj, dhe nga prapa këtyre qëndron sindikata ndërkombëtare e krimit. Këta kontrollojnë palët e parisë që formalisht sundojnë shtetin. Nga ana e tyre, këta, secila palë, kanë mediat e tyre respektive që funksionalisht janë si qentë në oborr. Funksionin e qenit në tranzicion e ka marrë, sepse ia kanë dhënë pronarët, media e shkruar, zanore, dhe vizive. Në Tiranë ka më shumë gazetarë se qen rrugësh, pavarësisht se ka aq qen sa ka frikë njeriu të dalë në rrugë…. Lehin, zihen, shahen, përleshen, fryhen, shfryhen, kërleshen, dhe riprodhohen si qentë, por janë thjesht qentë në oborr. Funksioni i tyre është ai i qenit. Në mungesë të reklamave të ndershme, këta mbahen hapur nga pronarët. Detyra që kanë është që të ruajnë pronarët e tyre që kanë zaptuar një shtet, të mos lejojnë të tjerët që të afrohen, të frikësojnë, të mbysin zërat e kundërt, të krijojnë gjendje frike e terrori mendor dhe të mbajnë në tension e pa gjumë të gjithë.
Paria e di se zhurma e mbyt të vërtetën, dhe kush bën më shumë zhurmë, e hedh më shumë material gjirizor fiton. Prandaj edhe superstruktura mediatike është tejet disproporcionale në lidhje me popullsinë dhe me nivelin. Numrat janë të paimagjinueshëm në vende të tjera. 800 portale në internet, 74 kanale televizive (pa ERTV që është më i shikuar se 72 prej tyre, natyrisht nga servilët), mbi 25 radiostacione, 98 gazeta, e me radhë. Kaq shumë gazetarë ka, sa profesioni i gazetarit, është bërë i njëjtë me atë të kooperativistit dikur. Universitetet prodhojnë e prodhojnë pa pushim gazetarë dhe nuk ke asnjë universitet nga ato 50 e me shumë që nuk ka departamente komunikimi e gazetarie.
Le ta nisim analizën nga qëllimi pse ka kaq shume mjete informimi ne shtetin shqiptar??? Arsyeja është se në sistemin oligarkik mafioz që është vendosur në shtetin shqiptar, media e të gjithë llojeve luan një rol themelor në mbarëvajtjen e sistemit. Pa këtë media të ndyrë dhe të neveritshme, sistemi do të dilte me fytyrën e vet të vërtetë, që është tejet e shëmtuar dhe e frikshme. Por është media, që si instrument propagandistik i parisë oligarkike luan një rol parësor. Ajo i jep fytyrën që duhet sistemit, njëlloj si një grimiere që e bën një stërvinë plakë të duket e freskët.
Të gjitha gazetat dhe mediat janë në shërbim të pronarëve të tyre. Panorama I shërben Hysenbellinjve, Shqiptarja.com Carlo Bollinos dhe ai dikujt tjetër. Koja e Jonë punon për Nikoll Lesin dhe Nikollaj punon për atë që paguan më shumë. Gazeta Sot iu shërben Prodanëve dhe kushërinje të tyre. MAPO I shërben Henri Cilit dhe strukturës okulte që e mban atë në këmbë. TemA dhe Mero Baze I shërben Edi Ramës. Telegraf, Gazeta Shqiptare (edhe kjo e Hysenbellinjve) shkon me ilir Metën. Kemi edhe atë bajgën e tharë, Fahri Balliun që luan me Saliun dhe Metën e me radhë. E natyrisht Koco Kokëdhimën që luan për veten e vet dhe lidhjet që e mbajnë në lojë. Për të mos hyrë tek kategoritë e dyta e të treta, televizonet, radiot, portalet e me radhë. Të gjithë e kanë një pronar, herë të dukshëm, por më shumë, të padukshëm, dhe gjithmonë të varur nga politika.
Le ti marrim gjërat e tjera me radhë sepse si thashe, ka pronarë mbi pronarë, ka edhe pronarë të dyfishtë, të trefishtë dhe të dukshëm e të padukshëm. Ka prona shtypi transversale, që kalojnë nga një territor në tjetrin e nga një media tek tjetra. Ka edhe fondacione, Institute, qendra, OJQ, dhe OJF qe përgatisin, financojnë dhe kontrollojnë gjithë lojën. Vetëm kur I din, ose njeh lidhjet e tyre individuale apo okulte, fillon e kupton se si funksionon kjo lojë. Ama funksioni është I pandryshueshëm. Shtypi në shtetin shqiptar është instrument I oligarkisë sunduese për të manipuluar e kontrolluar njerëzit.
Oligarkia e përdor shtypin për shumë qëllime. E përdor për të bërë luftën me njëri-tjetrin dhe I duhet media si mjet mbrojtjeje dhe sulmi. Prandaj nganjëherë dëgjojmë lajme që janë të vërteta, por që në atë rast janë dhënë thjesht si shantazhe me urdhër. Një pronar ka nevojë të marrë tapitë e një toke dhe I bie gjashtë muaj gjykatëses që ka bërë të 99-ta. Dikush është I sulmuar nga politika dhe bëhet aleat me një politikan tjetër, gjithmonë për para dhe fitim. E kështu me ardhë. Pasja e një mjeti informacioni është jetike për mafian dhe interesat e biznesit.
Nga ana tjetër, oligarkia ka nevojë jetike që njerëzit të mos dinë ku e kanë mendjen. Përmes gazetarëve injorantë, dhe joprofesionistë, iu hedh copa lajmesh të deformuara që më shumë krijojnë konfuzion se qartësojnë. Mediat bëjnë shumë kudjes për të manipuluar, kontrolluar, degjeneruar, zhvlerësuar, dizinformuar, njollosur dhe shkatërruar njerëzit dhe familjet. Synimi është skllavërimi I shqiptarëve si komb, dhe më pas, vjen edhe shkëtërrimi I njëriut si qënie. Mediat janë instrumenti qëndror I kultivimit të marrëzisë kolektive, I veseve dhe I degjenerimit në të cilin na kanë zhytur si komb dhe si njerëz. Shembulli më I ndyrë është gazeta MAPO por asnjë gazetë nuk bën përjashtim. Në këtë gazetë onlinë, një ditë, nga 52 lajme, 42 lajme ishin drejtpërdrejt seksuale. Shtypi degjenerues është I mbushur me stile, veshje, zhveshje, kurvërime dhe perversitete që nuk jam err mendja njeriu. E gjithë kjo është e qëllimtë natyrisht.
Politikanët e përdorin shtypin për interesat e tyre gjithashtu. Dhe ato nuk janë të parëndësishme porn ë falt janë jetike. Mediat formësojnë opinionin dhe një nga shkaqet pse jemi në këtë gjendje është edhe rrahja e panderprerë me lajme dhe informacione false, të shtrembëruara, të gënjeshtërta dhe qëllimisht të lëshuara për të mashtruar njerëzit.
Natyrisht që lufta kryesore bëhet që njerëzit të mos shohin të vërtetën. Cdo njeri që sulmon parinë ose paraqet rrezxik për të sulmohet nga të gjithë anët dhe me të gjithë metodat. Vrasësit e karaktereve, analistët maskarenj dhe injorantë, gjysmakët dhe sharlatanët që normalisht iu duhej zënë goja me një karabush, sepse thonë vetëm budallallëqe pa fund, sundojnë faqet dhe ekranet. Pafundësia e tipave si Nano, Nazarko, e me radhë e bën gjendjen edhe më të mjerë. Po si nuk kanë turp njëherë që dalin e flasin për gjëra që nuk ia kënë idenë???? Por ata dalin dhe njerëzit I dëgjojnë dhe shpesh edhe I besojnë.
Ama ajo që bëjnë këta dhe llumi tjetër që është në krye të gazetave televizoneve, emisioneve idjote dhe bisedave kuturu është tërësisht në funksion të parisë. Përmes tyre arrihet lincimi mediatik, shtrembërimi I mesazhit, deformimi, shitja e një pikëpamjeje të caktuar dhe krijimi I një reliteti anormal, imagjinar dhe të cmendur. Këta paguhen, blejnë shtëpi, sillen sikur janë dikushi në këtë botë dhe duan e presin respekt, që e marrin nga paria dhe veglat e saj. Oligarkia i paguan mirë, sepse bëjnë punën që i shërben asaj.
Gazetarët në shumicë janë amatorë, dhe më keq se aq, janë injorantë. Për fat të keq janë edhe njerëz pa pikë karakteri sepse bëjnë atë që iu thonë shefat thjesht për të ndenjur në punë, pa llogaritur dëmin që po bëjnë. Dhe kulmi I hipokrizisë është se shefat e tyre janë ose vartës, ose aleatë të kryeministrit Rama, ose duan të ruajnë ekulibrin në një diktaturë oligarkike ku gjithsecili e ka një cmim. Kryeministri ka të drejtë… dhe po nuk pat ai të drejtë, i jep vetes të drejtë. Ai iu bën një telefon pronarëve dhe kush guxon që të flasë??? Vetëm ata që ngelën pa punë dhe që nuk kanë asnjë shpresë. Sepse këta që kanë ndërruar nga 10 gazeta dhe nuk kanë marrë rrogën e fundit në asnjërën, nuk kanë vetë karakter. E bëjnë këtë punë për para. Janë skllevër. Prandaj thirrja për bojkot është qesharake.
Kush është I besueshëm në sistemin e informacionit në shtetin shqiptar??? Përgjigja është askush. Në shteti që duhej të ishte shteti shqiptar ka një terr informacioni të denjë për periudhën më të errët të njerëzimit. Asnjë e dhënë me rëndësi nuk del që është e pastër dhe që është e besueshme. Mediat dhe shtypi nuk thonë kurrë të vërtetën dhe me saktësi, sic duhet. Në 24 faqe gazette nuk e gjen një të dhënë që të jetë profesionale dhe e besueshme. Vetëm kur kanë interes lëshojnë atë që duan por edhe ajo e dhënë është e përdredhur dhe e deformuar.
Por njerëzit duhet ta marrin informacionin diku dhe nuk kanë ku ikin. Duke e ditur këtë, këta e kanë bllokuar tregun dhe e kontrollojnë si monopol oligarkik. Kush do ti besojë Mero Bazes dhe gazetës së tij TemA??? Panorama që është zeri mediatik I një familjeje kriminale??? Apo gazetës së Fahri Balliut? Gazetës së djemve të Arta Dades? Apo Rilindjes Demokratike të Sali Bërishës? Gazetës SOT të Prodanëve? Apo MAPO te Henri Cilit të mbushur me gjithfarë lajme seksi sikur është gazeta e reklamave të bordellove dhe stileve të seksit edhe pse mbahet me pagesat e studentëve të UET? Gazetës së Carlo Bollino që është hapur në lidhje me Edi Ramën? Blendi Fevziut? Ardit Gjebresë, Rudina Magjistarit, apo Ylli Rakipit?? Apo televizioneve që akuzohen se janë mbajtur me drogë, dhe me gjithfarë parash të pista??? Apo asaj fletërrufesë së Nikollaj Lesit që është Koha e Jonë, d.m.th. Koha e Llumit??? Shekulli i Koco Kokëdhimës që rri nga tre-gjashtë muaj pa paguar rrogat??? Kush iu beson portaleve të panumërta që nuk I lexon njeri por që mbahen me paratë e bisneseve të dyshimta, dhe që paguajnë nga 5-6 gazetarë, me zyra të shtrenjta dhe që nuk I lexon njeri??? Merre atë portalin më shumë se qesharak Konica.al apo të tjerët që mbijnë si këpurdhat dhe që mezi nxjerrin një reklamë për një palë politike në ditë dhe pronarët e tyre sillen sikur janë magnatë.
Shkurt, Edi Rama ka të drejtë që këta janë injorantë, por nuk e tha se I ka në xhep një pjesë të mirë të tyre dhe nuk kanë ku ikin sepe ai eshte i pari i parise tani. Skllevërit më të ndyrë janë ata që shiten me ndërgjegje. Edhe më të ndyrë se këta, fundi i fundit të moralitetit njerëzor janë ata skllevër që bëjnë kodoshin dhe që i bindin të tjerët të mbesin skllevër. Në shtetin shqiptar këta janë shumica e të ashtuquajturve profesionistë në mjetet e informacionit. Një farë e ndyrë, e qelbur, pa pikë morali, dhe pa asnjë përgjegjësi shoqërore, këta janë edhe gjirizi që ka shpërthyer dhe po ndyn gjithcka në shoqërinë shqiptare. Por, vetëm e vetëm në funksion të parisë dhe të qëllimeve të saj. Qentë lehin në oborr, por lehja e tyre e bën parinë më të sigurtë e më të qetë, dhe të tjerët rrinë me veshët ngrehur sepse kur lehin qentë, dicka po ndodh… e në këtë katund që është Tirana, në gjirizin mediatik nuk ndodh, nuk bie asgjë, asnjë copë jashtëqitje informacioni që nuk don paria e Tiranës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


