E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Baton Haxhiu, lëvdatthurësi i pandreqshëm i Edi Ramës
Publik News

Baton Haxhiu, lëvdatthurësi i pandreqshëm i Edi Ramës

Baton Haxhiu, i kam ndjekur shpesh qëndrimet tuaja kohët e fundit. Në të vërtetë, jeni lehtësisht i ngatërrueshëm me Elisa Spiropalin në qëndrimet që mbani.

Nëse do të krijohej një ” Hit Parade” rilindas, lidhur me lëvdatthurësin më të mirë për Edi Ramën, jam krejt e bindur se ju dhe Spiropali do të zinit vendin e parë.

Ju e mbroni Edi Ramën më shumë se ç’mund ta mbrojë ai veten e tij. Duket sikur doni t’i thoni Ramës, se ai nuk di ta dojë dhe ta vlerësojë siç duhet veten e tij dhe ju merrni si mision t’i shlyeni publikisht dashurinë dhe vlerësimin që ai është i paaftë t’ia japë vetes.

Në 2020 ta trajtosh Edi Ramën si gjeni të zbritur mbi tokën e shqiptarëve, duhet të jesh armik i shqiptarëve.

Pohuat se Edi Rama është rrëfimtari dhe kryeministri më i mirë i të gjithë kohërave.
Baton Haxhiu qeverisja e një vendi nuk është rrëfim. Është përgjegjësi.

Nëse imagjinatën e shfrenuar të Edi Ramës ju e quani dhunti rrëfimi, atëherë kemi të bëjmë me çështje terminologjie.

Nëse tjetërsimin e zyrës së kryeministrisë në hapësirë personale të Edi Ramës, e quani dimension të zhvilluar estetik, atëherë kemi të bëjmë me një njeri që nuk ka minimumin e shprehisë institucionale në formimin e tij.

Nëse shembjen e Teatrit Kombëtar nuk e quani akt barbar të kryeministrit në detyrë, atëherë kemi të bëjmë me mentalitetin primitiv që zhvillohet në shpella.

Nëse vjedhjen e votave e quani proces normal nën alibinë që ky proces nuk ndikon në rezultatin përfundimtar, do të thotë se certifikoni me vullnet dhe me vetëdije të plotë deformimin e vullnetit politik të shqiptarëve.

Nëse presionet dhe kërcënimet për votën në zona të ndryshme të Shqipërisë, i përligjni me faktin se politika ka cubat e saj, atëherë miratoni edhe bandën e kriminelëve në parlament pranë Edi Ramës.

Ka aq shumë “”” nëse”” për ju Baton Haxhiu, sa nuk do të mjaftonte një natë dimri për t’i rrëfyer.

Post Scriptum- Baton Haxhiu, ju nuk i përkisni as Prishtinës dhe as Tiranës. Ju i përkisni veçse Edi Ramës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.