E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bayerni rikthehet në formë/ Manita ndaj Hoffenheim-it
Sport

Bayerni rikthehet në formë/ Manita ndaj Hoffenheim-it

Bayern Munichu e ka kryer detyrën e shtëpisë edhe në ndeshjen e javës së 20-të të Bundesligas, pasi ka mposhtur Hoffenheimin me rezultat 5-2.

Skuadra e Jupp Heynckes ka vazhduar serinë e fitoreve në kampionatin gjerman duke shkuar bindshëm në krye të ligës pas fitores me rikthim ndaj Hoffenheimit. Mysafirët e Hoffenheimit shënuan dy gola të shpejt duke befasuar Bayernin qysh në minutën e tretë të ndeshjes me anë të sulmuesit Mark Uth, i cili shënoi për 0-1. Për dy 0-2 u përkujdes lojtari i Bayernit, Serge Gnabry, i cili është në huazim tek Hoffenheimi.

Megjithatë, Bavarezët u rikthyen në lojë në minutën e 21-të me anë të Robert Lewandowskit, që shënoi për 1-2 dhe Jerome Boateng, i cili barazoi shifrat në 2-2 dhe dërgoi skuadrat në pushim.

Në pjesën e dytë, skuadra nga Allianz Arena arriti të shënoj edhe tre gola tjerë dhe të sigurojë fitoren në këtë ndeshje të luajtur në shtëpi.

Fillimisht ishte Kingsley Coman, i cili shënoi në minutën e 63-të për 3-2, për 4-2 shënoi Arturo Vidal në minutën e 66-të, ndërsa fitoren dhe rezultatin përfundimtar 5-2 e vulosi Sandro Wagner në minutën e 90-të. Pas kësaj fitore, Bayerni udhëheq larg në krye të tabelës me 50 pikë dhe në ndeshjen e ardhshme luan në udhëtim te Mainzi, ndërsa Hoffenheimi renditet në pozitën e nëntë me 27 pikë dhe luan ndaj Hertha Berlinit në udhëtim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.