E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BB nuk sheh përmirësime te Shqipëria, PPP-të dhe ikja e të rinjve janë “kanceri” i ekonomisë
Flash

BB nuk sheh përmirësime te Shqipëria, PPP-të dhe ikja e të rinjve janë “kanceri” i ekonomisë

Ekonomia e Shqipërisë përgjatë vitit 2023 rrezikohet nga disa efekte negative. Nga më kryesoret janë kontratat koncesionare PPP, të cilat nuk janë menaxhuar si duhet nga qeveria dhe rrezikojnë qindra miliona euro nga paratë e shqiptarëve. Kjo ka ndikim direkt në ekonominë e vendit.

Një tjetër rrezik ekziston për shkak të emigracionit të madh të shqiptarëve. Të rinjtë po i largohen vendit çdo ditë e më shumë. Kjo ndikon direkt në disa aspekte të ekonomisë, duke nisur nga fuqia e ulët punëtore e deri te konsumi.

Këto “alarme” janë ngritur edhe një herë nga Banka Botërore, që kërkon më shumë kujdes nga qeveria, që gjithsesi nuk është se ja ka vënë shumë veshin. Banka Botërore la të pandryshuar projeksionin për rritjen ekonomike të Shqipërisë.

PBB-ja e vendit tonë do të zgjerohet me 2.2 % këtë vit dhe me 3.4% në vitin e ardhshëm, në të njëjtat vlera si në parashikimet e janarit.

Banka analizon se rritja ekonomike e vendit tonë pritet të jetë më e përmbajtur në vitin 2023, në kontekstin e zhvillimeve globale dhe kushteve më të shtrënguara financiare. Banka analizon se rritja të mëtejshme e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë janë rrezik kryesor për rritjen ekonomike.

Ato ndikojnë në rënien e të ardhurave dhe ngadalësojnë varfërinë, si dhe kufizojnë hapësirën fiskale të vendit. Gjithashtu si një ekonomi e vogël, e hapur, Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme.

Hidrocentralet, që plotësojnë 85% të kërkesës së brendshme të energjisë në një vit me reshjet mesatare, kanë kontribuar pozitivisht dhe kanë mundësuar njëfarë izolimi nga kriza e vazhdueshme energjetike. Gjithsesi, kjo është meritë e natyrës, jo qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.