E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BBC: Moska përdori Brukselin si qendër për fondacionet me firma fantazmë
Publik News

BBC: Moska përdori Brukselin si qendër për fondacionet me firma fantazmë

Ndërhyrja e Rusisë përmes kompanive fantazëm në 4 kontinente, përfshirë Shqipërinë

Rusia ka shpenzuar fshehurazi më shumë se 300 milionë dollarë (260 milionë £) që nga viti 2014 për të ndikuar tek politikanët në më shumë se 24 vende, bazuar në pretendimet e SHBA dhe Departamentit të Shtetit.

Pretendimi i Departamentit të Shtetit bazohet në një vlerësim të deklasifikuar të inteligjencës amerikane të publikuar të martën.

Një zyrtar i lartë nga administrata e Presidentit Joe Biden tha: “Ne mendojmë se kjo është vetëm maja e ajsbergut”.

Rusia nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje. Vetë Moska ka akuzuar vazhdimisht SHBA-në për ndërhyrje jashtë vendit.

Inteligjenca amerikane “vlerëson se këto janë shifra minimale dhe se Rusia ka të ngjarë të ketë transferuar fonde shtesë fshehurazi në rastet që kanë mbetur të pazbuluara”, tha zyrtari i administratës Biden gjatë një deklarate telefonike. Zyrtari foli në kushte anonimiteti për BBC.

Vlerësimi i inteligjencës amerikane i lëshuar në një kabllogram nuk përmendi vende ose zyrtarë të veçantë që besohet se janë shënjestruar nga Rusia – por tha se ato përfshinin katër kontinente.

Zyrtari i administratës tha se komuniteti i inteligjencës amerikane tani po informonte privatisht vendet e zgjedhura mbi financimin e dyshuar të fshehtë rus. Informimet do të mbeten konfidenciale, shtoi zyrtari.

Një burim i administratës i njohur me gjetjet pretendoi se Rusia kishte shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017 dhe gjithashtu financoi partitë ose kandidatët në Bosnjë, Mal të Zi dhe Madagaskar, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Burimi tha gjithashtu se Kremlini kishte përdorur Brukselin si një qendër për fondacionet dhe frontet e tjera që mbështesin kandidatët e ekstremit të djathtë.

Kompanitë fiktive thuhej se përdoreshin për të financuar partitë evropiane dhe për të blerë ndikim diku tjetër.

Autoritetet ruse deri më tani nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike mbi pretendimin e SHBA.

Moska ka fajësuar më parë agjencinë amerikane të inteligjencës CIA për ndërhyrje në punët e vendeve të tjera, duke përfshirë mbështetjen e grupeve të ndryshme në mbarë globin.

Të martën, zëdhënësi i departamentit të shtetit Ned Price e quajti financimin e dyshuar të fshehtë të Rusisë një “sulm ndaj sovranitetit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.