BBC: Pse ‘Projekti Manhattan’ i Donald Trump ka një rëndësi të jashtëzakonshme
Nga Sarah Smith, BBC
Donald Trump po e bën të qartë se ai synon të riformatojë tërësisht qeverinë amerikane, duke emëruar Elon Musk dhe Vivek Ramaswamy për të ulur në mënyrë drastike shpenzimet e qeverisë, për të lehtësuar rregulloret dhe për të çmontuar burokracinë qeveritare.
Trump e përshkruan këtë institucion si Projekti i ri Manhattan – një referencë tek programi amerikan për të zhvilluar armë bërthamore në vitet 1940.
Ky është një tregues se sa dramatik shpreson ai që të jetë ndikimi i punës së tyre.
Trump ka emëruar gjithashtu Pete Hegseth si Sekretar të Mbrojtjes, një veteran i ushtrisë pa përvojë në qeveri, i cili kaloi tetë vitet e fundit duke punuar si prezantues në Fox News.
Hegseth mund të hasë në kundërshti nga udhëheqës të lartë ushtarakë dhe mund të ketë vështirësi që emërimi i tij të konfirmohet në Senat.
Por presidenti i zgjedhur po kërkon që udhëheqësi i ardhshëm i Senatit republikan të kërkojë pezullimin e punimeve, gjatë të cilave ai mund të anashkalojë procesin e zakonshëm të konfirmimit për kandidatët e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



