E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BE ashpërson rregullat për hyrjen e udhëtarëve në shtetet e saj
Publik News

BE ashpërson rregullat për hyrjen e udhëtarëve në shtetet e saj

Ambasadorët e BE ranë dakord për masën e re për udhëtimet nga vendet jo-BE, duke përfshirë Britaninë, në një takim në Bruksel, i tha një diplomat i BE-së, agjencisë Reuters.

Në rekomendimin për udhëtimet, BE inkurajon vendet anëtare të vendosin kritere të rrepta të udhëtimeve.

Sipas këtyre rekomandimeve, një vizitor mund të hyjë në BE, nëse vjen nga një vend që ka jo më shumë se 25 raste të të infektuarve për 100.000 banorë gjatë 14 ditëve.

Kufizimet në udhëtim duhet të vendosen në mënyrë urgjente për vendet në të cilat zbulohet se ka një përhapje të varianteve të reja të koronavirusit, thuhet në tekst.

Megjithë rekomandimin, vendet anëtare të BE-së e kanë fjalën e fundit për politikat e tyre kufitare.

Disa vende të BE-së, të tilla si Gjermania, kanë vendosur kufizime më të ashpra, ndërsa Belgjika ka ndaluar udhëtimet jo-thelbësore brenda ose jashtë vendit deri në muajin mars./ REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.