BE në alarm/ Konfirmohen 2 raste me koronavirus
Koronavirusi po përhapet gjithnjë e më shumë, duke alarmuar mbarë botën. Këtë të mërkurë, janë konfirmuar dy raste me koronavirus edhe në institucionet e Bashkimit Evropian.
Mediat e huaja raportojnë se dy personat e infektuar janë njëri në Agjencinë Evropiane të Mbrojtjes dhe tjetri në Këshillin e Bashkimin e Evropian.
Të dy personat e infektuar janë izoluar menjëherë, ndërsa Brukseli ka vendosur të pezullojë deri më 13 mars takimet e parashikuara në këto institucione, me qëllim shmangien e kontakteve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




