E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BE nuk njeh zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi
Publik News

BE nuk njeh zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi

Sipas një vendimi të fundit, Bashkimi Europian nuk njeh zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.

Në deklaratë e saj, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se zgjedhjet nuk ishin as të drejta dhe as të lira.

“Zgjedhjet nuk ishin as të drejta dhe as të lira dhe për këtë arsye, ato absolutisht nuk mund të njihen”, tha Merkel.

Po ashtu, Merkel u shpreh se BE mbështet udhëheqësit e opozitës, kurse shtoi se dënon dhunën e ushtruar nga pushtetarët ndaj protestuesve paqësorë.

Merkel theksoi se qytetarët e Bjellorusisë duhet të zgjidhin vetë rrugën e tyre, pa pasur asnjë lloj ndikimi.

Angela Merkel paralajmëroi Rusinë, duke thënë se shteti rus kishte ndikim të jashtëm. Më tej, Merkel vlerësoi se BE dënon në mënyrë të egër dhunën e ushtruar ndaj protestuesve në Minsk e qytete të tjera bjelloruse.

“Të gjithë të burgosurit politikë duhet të lirohen pa kushte. Për më tepër, pushteti dhe opozita duhet të ulen në tryezë për të biseduar me njëri –tjetrin për një zgjidhje sa më të mirë”, deklaroi Merkel.

Kandidatja për presidencën në Bjellorusi Sviatlana Tsikhanouskaya i kërkoi Bashkimit Evropian të mos i njohë rezultatet e zgjedhjeve në Bjellorusi. Ajo deklaroi se zgjedhjet ishin të padrejta dhe rezultatet e tyre janë falsifikuar.

Gjithashtu, BE ka thënë se do të vendosë sanksione edhe ndaj të gjithë atyre zyrtarëve bjellorusë, që kanë marrë pjesë në grabitjen e zgjedhjeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.