BE-së mirëpret vendimin e Albin Kurtit: Një hap lag dialogut
Ditën e djeshme Kurti ka njoftuar se qeveria e Kosovës ka vendosur të heqë tarifën ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina me kushtin që Serbia të ndërpresë fushatën për mos-njohjen e Kosovës.
Menjëherë pas lajmit reagimet kanë qenë të shumta.
Zyra e përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Josep Borell e ka mirëpritur njoftimin e Kosovës duke thënë se ky është një hap për dialog midis Prishtinës dhe Beogradit.
“Ky hap mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe të ofrojë një hapje për rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Shumë kohë është humbur. Besimi duhet të restaurohet në mënyrë urgjente. Serbia dhe Kosova duhet ta krijojnë një abient që është i favorshëm për vazhdimin e dialogut, për të mirën e të dyja vendeve”, ka thënë Borrell.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



