Becchetti fiton përfundimisht gjyqin me qeverinë shqiptare për kapriçiot e Ramës. Shqiptarët do të paguajnë 108 milionë dollarë
Shteti shqiptar do t’i paguajë 108 milionë dollarë Francesco Becchettit nga buxheti i shtetit, që nuk i shërben qytetarëve, por i shërben tekave të kryeministrit tonë. Agon Channel ka fituar përfundimisht përballjen me qeverinë shqiptare për mbylljen arbitrare të televizionit.
Arbitrazhi i Bankës Botërore ka rrëzuar rekursin e qeverisë Rama dhe i ka dhënë të drejtë televizionit të biznesmenit italian, Francesco Becchetti dhe lënë në fuqi vendimin e marrë më herët. Sipas vendimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, qeveria shqiptare i detyrohet tashmë dhe duhet t’i paguajë Becchettit 108 milionë dollarë.
Në këtë shifër nuk janë përfshirë interesat, që llogariten veçmas për çdo vonesë në pagesën e dëmshpërblimit. Ky vendim është marrë më datë 29 mars. Trupa e arbitrazhit përbëhej nga tre gjyqtarë, amerikane, Grant Hanessian kryetar, Robert Anderson KC i Mbretërisë së Bashkuar dhe Charles Poncet i Zvicrës.
Pasi Rama shprehej se Becchetti nuk do të marrë asnjë kacidhe nga lekët e shqiptarëve, vërtetohet e kundërta dhe e nxjerr kryeministrin tonë gënjeshtar të 108 milionë dollarëve, me të cilat mund të ishin bërë vepra të mëdha, në funksion të qytetarëve.
Vendimi i lënë në fuqi dhënë po nga qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve i jepte të drejtë pretendimeve të biznesmenit italian, Francesco Becchetti dhe familjarëve të tij në biznes, në padinë e ngritur prej tij kundër Shtetit Shqiptar.
Vendimi thotë se “pala përgjegjëse shpronësoi në mënyrë të paligjshme interesat e paditësve në kompaninë mediatike shqiptare Agon Set sh.p.k (“Agonset”). Në vendim thuhet se për Francesco Becchetti dhe 2 ortakët e tij do të përfitojnë si dëmshpërblim duke llogaritur interesat prej rreth 108 milionë dollarësh.
Mauro De Renzis do të marrë 46,7 milion dollarë, Stefania Grigolo rreth 11,7 milionë dollar dhe Francesco Becchetti 41 milionë dollarë. Vendimit i janë shtuar edhe rreth 8 milion dollarë të tjerë shpenzime gjyqësore, ekspertë dhe dëshmitarë, ndërsa mbi 600 mijë dollarë të tjera kushton arbitrazhi parë dhe 145 mijë dollarë shqyrtimi i dytë.
Përveç veprimeve konkrete që kanë bërë autoritetet shqiptare për mbylljen e Agon Channel, arbitrazhi ndërkombëtar ka administruar si prova edhe deklaratat publike të kryeministrit Rama kundrejt biznesmenit italian Francesco Becchetti, që i cilësonte paratë e investitorit italian si të pista.
VENDIMI
Hedh poshtë kërkesën për rishikim të të paditurit sipas rregullit 41(5) të ICSID
Rregullat e arbitrazhit si qartazi pa merita ligjore;
- Refuzon kërkesën e paraqitësve të kërkesave për të ndarë të gjitha pagesat paraprake për palën përgjegjëse;
- Refuzon kërkesat e Paditësve për siguri për kostot e këtyre Procedurave të Rishikimit
dhe për shumat e duhura sipas Çmimit;
- Refuzon kërkesën e palës përgjegjëse për të urdhëruar paditësit që të hyjnë në sugjerimin e palës përgjegjëse mekanizëm ruajtjeje;
- Urdhëron secila palë të përballojë tarifat dhe shpenzimet e veta ligjore; dhe
- Urdhëron Palën Përgjegjëse të përballojë shpenzimet e Procedurës së Rishikimit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



