E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Befason analisti për  Zonat e Mbrojtura: Oligarkët e dinin për ligjin e ri dhe blenë tokat lirë…
Lajme

Befason analisti për Zonat e Mbrojtura: Oligarkët e dinin për ligjin e ri dhe blenë tokat lirë…

Neritan Sejamini ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutua për grabitjen e pronave në bregdet.

Sejamini tha se faza e dytë e grabitjes, po ndodh me zonat e mbrojtura. Sipas tij, oligarkët, duke e ditur se qeveria do të ndryshonte ligjin duke lejuar ndërtimet, kanë blerë toka me çmime qesharake, të cilat sot kanë vlara marramendëse dhe pritet t’i shfrytëzojnë.

“Ke një zonë të mbrojtur buzë detit, që ka pronësi private, çmimi i tokës është minimal. Një fshatar, ta shet tokën me 10 euro metri katror. Vijnë oligarkët dhe blejnë toka në zonat e mbrojtura në mënyrë masive, në Vlorë, Zvërnec, Lezhë, me çmime qesharake.

Qeveria ndryshon ligjin e zonave të mbrojtura. Nga tokë me vlerë minimale, me një vendim qeverie vlera njëqind fishohet. Më thuaj, a ka ndonjë mundësi që ta blintë këtë tokë oligarku pa e ditur që do të ndryshonte ligji? Në Shqipëri, me të filluar ndërtimet në zonat e mbrojtura do të shihni pronarët. Pra pasi u grabit bregdeti me ligjin 7501, tani faza tjetër është ndërtimi në zonat e mbrojtura kur këto toka i kanë blerë paraprakisht oligarkët”, tha Sejamini.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.