E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Befason gazetari Çollaku: Shumica e diplomatëve hajdutë me dashnore
Lajme

Befason gazetari Çollaku: Shumica e diplomatëve hajdutë me dashnore

Çollaku: Shumica e diplomatëve hajdutë me dashnore

Teksa ka komentuar në një emision punën e SPAK dhe dosjet e nxehta ku janë të përfshirë zyrtarë të mazhorancës apo opozitës, gazetari Basir Çollaku lëshoi dhe disa akuza të rënda ndaj diplomatëve të huaj në Shqipëri.

Sipas tij, drejtësia e re nuk duhet të funksionojë për të vepruar nga një mesazh i ambasadave të huaja, një pjesë e diplomatëve të të cilave kanë ardhur në vendin tonë për të vënë gjoba dhe për të zënë të dashura.

“Unë nuk e dua prokurorinë e posaçme që të veprojë apo mos veprojë nga një mesazh i çdo ambasade. Pavarësisht partneritetit dhe ndihmës së madhe të dhënë nga të huajt, një pjesë e të cilëve janë hajdutë këtu nëpër Tiranë, gjezdisin për gjoba e dashnore. Janë me emra nëpër video, nëpër filmime, por që kanë frikë mediat që t’i nxjerrin pasi turret trysnia qeveritare dhe diplomatike. Kanë sjellë kosto”, tha Çollaku në “A2 CNN”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.