Beqaj merr dosjen e hetimit në SPAK
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka shkuar këtë të premte në SPAK.
Ai ka dalë nga Prokuroria e Posaçme me një valixhe dhe një kuti të mbushur me dokumente të dosjes hetimore për aferën korruptive të “Sterilizimit”
Një pjesë të dosjes hetimore, Beqaj e ka tërhequr disa javë më parë me “hard disc”, pasi kërkoi të njihet me aktet.
Më herët u bë me dije se SPAK-u kishte vendosur shifrën 10 milionë lekë për person kush donte të tërhiqte fashikujt e dosjes hetimore.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, për ish-ministrin për akuzën “shpërdorim detyre”, për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.
Për këtë çështje janë arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Ata janë nën hetim për “shpërdorim detyre” e “falsifikim dokumentesh”. Të dy ndodhen në qeli ndërsa gjykata u ka rrëzuar kërkesën për liri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



