“Berberi ” i tenderave problematikë, i jep 600 MLN Alban Efthimit për konsulencë
Evis Berberi është drejtori aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ky pozicion i lejon të bëjë shumë tendera në vlera që shkojnë deri në miliona euro. Thuajse çdo tender që ky tip bën, klasifikohet gjithmonë me “flamur të kuq” si i dyshimtë.

I tillë duket se është edhe rasti që do t’ju paraqesim në vijim. Vis “Qethësi” ka shpërblyer kësaj radhe Alban Efthimin me plot 600 milionë lekë të vjetra vetëm për konsulencë. Efthimi sipas mediave, njihet si mik i kryeministrit Rama.

Ndoshta kjo njohje ka mundësuar që kompania e tij të fitojë tenderin edhe pse dha ofertën më të lartë se gjithë garuesit e tjerë të tenderit. Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-69705-05-18-2023 dhe me objekt “Studim Projektim aksi rrugor Bushtrice – Pika Doganore Koridori 8”.

Fondi limit i saj është caktuar në shifrën 49,990,353 lekë të reja pa TVSH ose rreth 600 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke studiuar dokumentacionin përkatës të kësaj procedure vihet re se kanë marrë pjesë vetëm 4 operatorë ose bashkim operatorësh.

Pavarësisht se kanë ofruar ofertënA më të lartë se gjithë të tjerët, fitues janë shpallur bashkimi i operatorëve “InfraKonsult” në pronësi të Rovena Metoja & Redi Struga dhe “ATELIER 4″ në pronësi Alban Efthimi.

Oferta e dhënë prej tyre është në vlerën 48,990,545 lekë të reja pa TVSH ose rreth 600 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nëse do të krahasonim këtë shifër me fondin limit të tenderit do të shikonim se është sa 98% e tij, duke përforcuar ndjeshëm dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



