E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berberi që u bë miliarder, me 1600 tendera korruptive
Lajme

Berberi që u bë miliarder, me 1600 tendera korruptive

Mitro Todhe, i njohur si spiun


Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe degët e saj, një grup zyrtarësh punon për manipulimin e tenderave korruptivë, me qëllim kalimin e parave publike në xhepat e tyre. Ky grup drejtohet nga Mitro Todhe, ish-berber nga Tepelena, që ka një histori të gjatë si kontrabandist ilaçesh dhe dyshohet si spiun i ish-Sigurimit të Shtetit. Todhe ka filluar karrierën e tij si berber dhe kamerier, por sot ai është bërë oligark i tenderave në shëndetësi, duke fituar 1600 tendera me flamur korrupsioni.

Kompania e tij, “Florfarma”, e cila u themelua në vitin 1999 si “Biomedic”, ka kaluar në emrin e fëmijëve të tij që në vitin 2010.

Pas ardhjes në pushtet të Rilindjes, kompania e Todhes ka filluar të rrisë xhiron e saj, duke arritur kulmin vitet e fundit, për shkak të skemave klienteliste dhe korrupsionit në shëndetësi. Gjatë pesë viteve të fundit, “Florfarma” ka marrë rreth 1600 tendera me vlerë disa milionë euro nga Ministria e Shëndetësisë dhe degët e saj, të cilat janë shënuar për mungesë konkurrencë dhe ofertat e dyshimta.

Në verifikimet e fundit, rezulton se Todhe ka marrë rreth 400 tendera nga Ministria e Shëndetësisë, sidomos gjatë kohës që Ogerta Manastirliu drejtonte ministrinë.
Po ashtu, “Florfarma” ka marrë tendera nga QSUT, Spitali i Traumës, Spitali i Fierit dhe Spitali i Elbasanit.

Ndërkohë, fëmijët e Todhes po shijojnë një jetë luksoze me paratë publike. Në vitin e kaluar, Ministria e Shëndetësisë i besoi kompanisë “Florfarma” luftën kundër mushkonjave në disa zona bregdetare. Tenderat u zhvilluan nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, nën drejtimin e Endri Mullait, një personazh i njohur për afera korruptive.

Instituti i Shëndetit Publik, i cili është nën hetim nga SPAK, nuk arriti të realizonte tenderat për mushkonjat, dhe kështu Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ndërhyri. Më parë, tenderat për mushkonjat i janë dhënë kompanisë NRG, por Mitro Todhe ia doli të nxjerrë jashtë loje konkurrentët e tij, duke fituar tri nga katër tenderat për luftën kundër mushkonjave, me vlera që kalojnë 300 mijë euro. Në këtë mënyrë, ai ka arritur të konsolidojë pozitat e tij në tregun farmaceutik, duke shfrytëzuar skemat korruptive dhe influencën e tij në qeverisje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.