E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha denoncon skandalin: Banditi rilindas që rrahu Sara Zoton dhe nënën e saj është i paprekshëm
Lajme

Berisha denoncon skandalin: Banditi rilindas që rrahu Sara Zoton dhe nënën e saj është i paprekshëm

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar në Facebook lidhur me skandalin e denoncuar mbi dhunën ndaj vajzës Sara Zoto dhe nënës së saj nga djali i drejtorit të PS-së në Berat. Berisha akuzon se personi i përfshirë është i paprekshëm nga drejtësia dhe se policia e mbron me deklarata të rreme. Vajza thotë se ka shkruar edhe kryeministrit Edi Rama, por nuk ka marrë përgjigje.

Vajza thekson se i ka shkruajtur edhe kryeminsitrit Edi Rama por ai nuk i është përgjigjur. 

Postimi i plotë:

Banditi rilindas që rrahu vajzën Sara Zoto dhe nënën e saj, i paprekshëm.

Policia e mbron me deklerata të rreme!

Lexoni denoncimin dhe shikoni dokumentat e vajzës qe u godit brutalisht nga Ngofo.

Përshëndetje zoti Sali Berisha!

Kërkoj ndjesë për shqetësimin, unë jam Sara Zoto, jam vajza që kam publikuar tek JOQ inçizimin që më ka dhunuar djali i drejtorit të konviktit në Berat (Tonas Kostandin Ngofo) partiakët e Partisë Socialiste.

Policia dhe tek JOQ ka dhënë një deklaratë të rreme duke thënë se unë dhe nëna ime kemi bërë kallëzim në datën 03.07.2023, ndërkohë që ne kemi shkuar që në moment dhe kemi bërë kallëzimin në datën 01.07.2023, gjë që është e vërtetuar në deklaratën time dhe në raportin mjekësor. Ka thënë që unë pretendoj se më ka rrahur, ndërkohë që është e faktuar që Tonasi më ka rrahur, si mund të korruptohet kaq shumë policia, prokurori ka mbyllur çështjen me një deklaratë të rreme që ka dhënë Tonasi dhe jo me faktet që unë kam. Prokurori Eni Çulli nuk ka bërë asnjë ballafaqim mes të dyja palëve për të parë provat, por unë kam bërë dy kërkesa për të takuar prokurorin Eni Çulli dhe ai refuzoi që të më takonte. Në këtë mënyrë ai mbylli çështjen. Tonasi vjen dhe më kërcënon çdo ditë, qëndron përpara punës time, përpara shtëpisë time me shumë djem të tjerë, kemi njoftuar policinë për këto dhe policia na thotë: E më se nuk ju bën gjë ai ju.

Më falni si mund të jetë i gjithë ky korrupsion kaq hapur?

Çështjen ia kam dërguar edhe z.Edi Rama në Facebook, Instagram, Whatsapp, në mesazh dhe nuk më kthen përgjigje.

Ju faleminderit!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.