E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha i kthehet Ramës: I Marri, sulme banditeske familjes tonë virtuale
Publik News

Berisha i kthehet Ramës: I Marri, sulme banditeske familjes tonë virtuale

Miq, sulme banditeske ndaj familjes tone virtuale!

Te dashur miq, ne vend qe te merret:

1-me problemet e mëdha te epidemisë se koronavirusit,

2-gjendjen e tmerrshme te braktisjes se mjekeve qe ne mbare vendin me vetëmohim dhe sakrifica dhe pa asnjë mbrojtje efikase por me maskat e skaduara 9 vite me pare, qe i shpërndau vet dhe me ndrikull Hajni Maska,

-gjendjen e tmerrshme te dhjetëra mijëra familjeve qe për shkak te bllokimit te punës nuk kane kafshatën e gojës,

-gjendjen e tmerrshme te dhjetëra mijëra familjeve qe nuk kane ujë prej ditëve te tera për te lare duart dhe si ngushëllim ju çon mesazh nga Sarajet e Surrelit,

-gjendjen e mjere te dhjetëra mijëra fëmijëve qe nuk kane drita, kompjuterë dhe internet për te ndjekur mësimet online.

I Marri, te cilin e tërbon dhe verbon e vërteta, ne një akt amoral, te ulet e primitiv angazhon administratën për te bllokuar Facebook-un, rrjetin tone miq ku ju keni mundësi te denonconi pa censure te gjitha shqetësimet tuaja.

E paralajmëroj te Marrin mos te përdore administratën për sulmuar për Facebookun tone pra për krime dixhitale, por për te ndihmuar shqiptaret qe i ka lënë ne mëshire te virusit. sb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.