E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha i përgjigjet Bashës:Kuvendi do mblidhet  për të shpëtuar  PD nga pazaret e peng Bashës me Edi Ramen
Publik News

Berisha i përgjigjet Bashës:Kuvendi do mblidhet për të shpëtuar PD nga pazaret e peng Bashës me Edi Ramen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Lulzim Basha, pasi ky i fundit u zotua se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit apo zhvillimin e referendumeve për vendimin e përjashtimit të tij.

Berisha thekson se Lulzim Basha është në pazar me Edi Ramën dhe se ai është i kënaqur të qëndrojë në opozitë edhe 80 vjet.

Për ish kreun e PD-së Kuvendi do mblidhet në përputhje me statutin e PD-së.

REAGIMI I PLOTE I SALI BERISHES

Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite.

Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje.

Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.

Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar  PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe regjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes.

PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj. sb

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.