Berisha: Kisha ndërmend të jepja dorëheqjen si deputet, por tani…
Ish-Kryeministri Sali Berisha do të jepte dorëheqjen si deputet nëse Partia Demokratike do të fitonte zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Këtë deklaratë Berisha e ka bërë në studion e Zonë e Lirë në Tv Klan, ku ka thënë se besonte që opozita do të fitonte zgjedhjet.
Por duke komentuar edhe vendimin “non grata” të SHBA ndaj tij dhe familjes, Berisha u shpreh se në legjislaturën e re do të shtojë akoma më shumë angazhimin e tij si deputet.
“Tani në asnjë mënyrë, përkundrazi do shumëfishoj aktivitetin tim si deputet aq sa s’e kam bërë kurrë. Kisha ndërmend, se unë besoja se do fitonim. Besoja do fitonim. Besoja se do fitonim zgjedhjet, t’ju them haptas. Dhe çfarë do bëja unë në Parlament pastaj? Të bëhesha unë kamzhik i opozitës? Nuk bëhesha”, tha ai.
Berisha tregoi edhe një histori personale me një gazetar, i cili i kishte shkuar me një dosje të madhe me dokumente, ku i bënte me dije se ishte një nga politikanët e vetëm që kishte gjetur një koherencë të jashtëzakonshme të deklaratave të tij që nga ’91 deri në ditët e sotme.
Ai theksoi se diktatura ishte e gjitha një produkt i indiferencës ndaj saj, madje për më tepër që 43 vite vetë ish-kryeministri i kishte kaluar në atë diferencë, vendosi për t’i dalë kundër.
“Kur vendosa t’i dal kundër, ka qenë nata me e lumtur e imja”, tha ish-kryeministri.
Berisha u shpreh se kur i ka thënë Edi Ramës se lidhjet e tij me krimin janë botërisht të njohura dhe ju duhet t’i shkëpusni ato lidhje.
Sipas tij, Rama nuk i shkëputi ato dhe bëri të kundërtën, duke sjellë drogën dhe ku i vëllai i tij del në përgjimet e laboratorit të drogës në Xibrakë.
Ndërsa komentoi vendimin e DASH që e shpalli “non grata”, ish-kryeministri Sali Berisha tha se është i gatshëm të paraqitet në SPAK nëse e thërrasin për hetime.
Po ashtu ish-kreu i qeverisë deklaroi se nuk e mendon për asnjë moment si opsion largimin nga Shqipëria.
PJESË NGA INTERVISTA
Pyetje: Nëse të thërret SPAK çfarë do bësh?
Berisha: Lë të më thërrasë 1000 herë.
Pyetje: Do paraqitesh?
Berisha: Absolutisht. Kundërshtarët kanë hedhur bomba kundër meje, kanë hedhur breshëri kundër meje. Në 99-ën u mblodhën gazetarët edhe thanë që ky ka bërë krime kundër njerëzimit. Nëse do gjeni një shkelje ligjore te unë… Edi Rama ka bërë hetime ditë e natë mbi veprimtarinë time dhe nuk ka gjetur një gjë të vetme. 1000 herë ti hapin.
Pyetje: Nëse e sheh politikisht dhe e ndjen veten që do hapin padi penale ndaj teje, ti do vazhdosh të qëndrosh në Shqipëri?
Berisha: Kurrë as më ka shkuar në mendje qoftë edhe në një të njëmijtën e sekondës të largohem nga vendi. Unë nuk i pëlqeja disidentët që iknin.
Pyetje: Rasti “Gruevski”?
Berisha: Fajtor. Pse do ikësh?! Ikja nuk ekziston te unë. Kurrë. Nuk ka imunitet për Sali Berishën. E kam për nder që kam hequr në vitin 2012 imunitetin për korrupsionin. Nuk ka parashkrim për Sali Berishën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



