E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha mbledhje me drejtuesit e PD në qarqe
Lajme

Berisha mbledhje me drejtuesit e PD në qarqe

Faktori ekonomik riktheu Trump në Shtëpinë e Bardhë! Kjo çështje do jetë themelore në axhendën tonë

Gjatë fjalës me drejtuesit e qarqeve në selinë e PD, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, ekonomia e solli Donald Trump në presidencën e SHBA-së.

E për këtë arsye, kjo do të jetë edhe çështja kryesore dhe themelore e axhendës së PD-së, në fushatën zgjedhore të vitit 2025.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Përveç këtyre jemi dëshmitarë të vërshimit të kulturës marksiste leniniste ‘woke’, e cila nuk është tjetër veçse zgjim i demonëve të projekt-kultit të revolucionit bolshevik.

Në këtë doktrinë u sulmua si kurrë më parë jo vetëm identiteti psikologjik i njeriut, por edhe identiteti biologjik i tij, ashtu siç përshkruhej komunizmi një rend pa kufi, pa familje, pa gjini.

Por këto të gjitha morën një përgjigje shkatërrimtare nga fitorja e presidentit Trump, fitore e cila sigurisht vuri gishtin tek autori më kryesor i kësaj doktrine, që ishte Xhorxh Sorosi.

Ndaj dhe detyra jonë sot është të qëndrojmë siç qëndruam në mbrojtje të vlerave të programit tonë.

Por, duhet të jemi të sinqertë, ishte një arsye tjetër madhore që bëri që amerikanët të rikthenin presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ky ishte faktori ekonomik.

Ju jeni dëshmitarë se prej disa kohësh ne kemi parashtruar programin tonë ekonomik të emergjencës, program i cili synon të rikthejë individin, problemet, të gjitha çështjet e tij jetësore në qendër të veprimtarisë qeveritare drejtuese.

Ndaj dhe ajo që unë kërkoj sot nga ju në të gjithë axhendën tuaj, çështja kryesore do të jetë çështja ekonomike.

Ne kemi paraqitur para qytetarëve një paketë e cila konsiston në minimumin jetik prej 200 eurosh, me rrogën minimale 500 euro, në dyfishimin e rrogave dhe pensioneve gjatë mandatit të parë, në rrogën mesatare 1200 euro.

Ky program emergjence duhet të jetë programi i debatit më të gjerë me qytetarët.

Berisha

Një nga çështje t e cekura nga kryedemokrati, ishte ajo e ndërtimit të rrugëve me kosto të larta në mënyrë që të vidhet sa më shumë.

“Nuk mund të ndërtojmë rrugë me çmime 10 herë më të shtrenjtat se Kroacia sepse kjo do të thotë të vjedhësh 90 përqind të fondeve. Nuk mund të ndajmë 13 km në 14 kontrata siç bën sot Edi Rama dhe Belinda Ballukun për të vjedhur në 14 kontrata”, tha ai.

Më parë kryedemokrati u dha porosi drejtuesve në qarqe që të kenë në krye të axhendës së tyre çështjen ekonomike dhe problemet jetësore të qytetarëve.

Berisha vijoi se PD ndodhet sot nën agresion mediatik që u shpreh se kujtonte vitin 1990.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.