E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike: Rama na bleu votat me klanet e drogës
Uncategorized

Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike: Rama na bleu votat me klanet e drogës

Detyrat i kemi jo të  lehta por të përballueshme. Të ngrihemi përsëri!

Ish-kryeministri Sali Berisha  në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tha se ata të cilët mendojnë se Edi Rama fitoi zgjedhjet, për fat të keq mashtrojnë veten dhe përligjin një farsë të shëmtuar.

Sipas tij Rama mobilizoi të gjitha klanet e drogës me favore dhe ato derdhën sasi të mëdha parash gjatë zgjedhjeve.

Gjithashtu Berisha tha se në blerjen e votave, qeveria angazhoi me dhjetëra dhe qindra biznese, duke iu ngarkuar bizneseve në patronazh, qendra votimi.

“Vlera e votës, çmimi i votës në qendrat ku duhej përmbysur rezultati, arriti deri në 600 euro. Në blerjen e votave, qeveria angazhoi me dhjetëra dhe qindra biznese, duke iu ngarkuar bizneseve në patronazh, qendra votimi. Sikundër, mobilizoi të gjitha klanet e drogës me favore dhe ato derdhën sasi të mëdha parash në këtë proces. Ata të cilët mendojnë se Edi Rama fitoi zgjedhjet, për fat të keq mashtrojnë veten dhe përligjin një farsë të shëmtuar. Nuk fitoi, përkundrazi i grabiti dhe nuk ka mëkat më të madh se sa të përligjësh një farsë zgjedhore. Të dokumentuar si të tillë. Kjo është njëra shtyllë. Kjo është industria e blerjes së votës. Por e dyta, është makineria gjigante e shtetit elektoral, që ishte më agresive se asnjëherë tjetër ndaj zgjedhësve shqiptarë. Administrata e shndërruar në një polici politike ushtroi terror në mbarë Shqipërinë ndaj zgjedhësve shqiptarë. Terrorizuan gjer në kërcënim me jetë të votuesve, në mënyrë që t’i detyrojnë të votojnë për PS-në. Nuk i fitoi zgjedhjet e bleu ato.

Detyrat i kemi jo të  lehta por të përballueshme. Të ngrihemi përsëri.”

Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha  në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ai tha se Një front opozitar është i domosdoshëm qoftë për përmbysjen e këtij regjimi, qoftë për një process të lirë zgjedhor.

“Do të bëjmë atë që s’kemi bërë deri më sot.  Një front opozitar është i domosdoshëm qoftë për përmbysjen e këtij regjimi, qoftë për një process të lirë zgjedhor. Është gusht, fundi i kohës. Ne duhet të bëjmë gjithçka të mos humbasim asnjë kohë. Detyrat i kemi jo të  lehta por të përballueshme. Të ngrihemi përsëri. U bë gjithçka për të na larguar nga procesi zgjedhor. Tani ne duhet të përballemi me to. Ne kemi përballë një antishqiptar e duhet të përballemi me to

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.