Berisha, ne parlament ose ne qeli.
-Nga politika te largon mosha, vota ose drejtesia.
Ne vitin 2016, perpara votimeve presidenciale ne USA, Edi Rama, kryeminister i Shqipërise, tha se zgjedhja e Donald Trump si President eshte fatkeqesi boterore. Pavarësisht “kercenimit” te Rames, Trump u votua nga amerikanet dhe per me teper Rama nuk pati asnje pasoje politikisht. Pavarësisht se cfare mendojme në Shqipëri, ne nuk jemi qendra e botes, dmth nuk ka fort rendesi se cfare thote apo ben nje politikan i Tiranes.
Tani, kjo deklarata e ambasadores amerikane nuk e di pse duhet ta çorodisë PD ne Shqiperi. Nuk eshte se USA eshte e shqetesuar nese Sali Berisha do te hyje apo jo ne parlament. Edhe nese Berisha do te kerkonte te rikthehej ne krye te qeverise, asnje diplomat normal nuk mund te thoshte nuk e duam nje person qe vjen me vote te lire.
USA ka bashkepunuar me qeveri e politikane qe as nuk iu afrohen Sali Berishes. Ndaj, nuk eshte e veshtire te kuptohet se goditja nuk eshte ndaj Berishes, por PD.
Nese akuzat per Berishen jane te verteta apo jo, me kete te merret SPAK. Po u vertetuan, Berisha te denohet me burg e jo me largimin nga parlamenti. Sali Berisha eshte zgjedhur me vote e demokracia amerikane nuk na meson se largohet nga politika me presione.
Nxirrini faktet e çojeni pas hekurave se keshtu e nxirrni edhe nga parlamenti, e beni shembull per çdo politikan te korruptuar ne keto 30 vjet.
Keto linçimet “non grata” e “jashte parlamentit se do te hani bar”, jane jo demokratike dhe jo zakonore shqiptare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



