E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha ngre alarmin pas marrëveshjes serbo-ruse në Nju Jork: Rama punon me përkushtim për destabilizimin e rajonit
Publik News

Berisha ngre alarmin pas marrëveshjes serbo-ruse në Nju Jork: Rama punon me përkushtim për destabilizimin e rajonit

Kërcënim i ri për Ballkanin Perëndimor

Ish kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një kërcënim të ri për Ballkanin Perëndimor marrëveshjen e fundit të nënshkruar në Nju Jork, në ambientet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mes Serbisë dhe Rusisë.

Marrëveshja mësohet se është nënshkruar për “konsultime” të ndërsjella mbi çështjet e politikës së jashtme mes ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviç dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thekson se nënshkrimi i marrëveshjes “dëshmon qarte dhe perfundimisht se Serbia po sillet si Rusi e vogel dhe presidenti i saj Vuçiç eshte nje Putin i vogel ne Rajonin tone”.

Berisha ka akuzuar gjithashtu kryeministrin Edi Rama se përmes nismës Ballkani i Hapur, “po punon me perkushtim per hegjemonine ruso – serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kunder interesave kombetare te shqiptareve”.

“Duke denuar me force kete si nje kercenim per paqen ne rajonin tone, shtoj se marreveshja per bashkepunim ne politiken e jashtme midis Moskes dhe Beogradit provon gjithshtu se Edi Rama, ky vasal i Vuçiçit me mbeshtetjen e Ballkanit te Hapur po punon me perkushtim per hegjemonine ruso – serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kunder interesave kombetare te shqiptareve”, thotë Berisha.

REAGIMI I PLOTE I BERISHES:

Marreveshja Serbo- Ruse ne New York, nje kercenim i ri per Ballkanin Perendimor!

Te dashur miq, ministri i jashtem i Putin, Sergei Lavrov pasi deshtoi ne udhetimin e tij drejt Beogradit ne fillim te qershorit te ketij viti, vizite ne te cilen, siç deklaroi vete, do te shprehte mbeshtetjen per Ballkanin e Hapur, u takua dy dite me pare ne Seline e OKB dhe firmosi me ministrin e jashtem te Serbise, Nikolla Selakoviç, Marreveshjen per Bashkepunimin ne Politiken e Jashtme midis Moskes dhe Beogradit.

Kjo marreveshje deshmon qarte dhe perfundimisht se Serbia po sillet si Rusi e vogel dhe presidenti i saj Vuçiç eshte nje Putin i vogel ne Rajonin tone.

Marreveshja e Beogradit me Mosken pas agresionit rus ne zemer te Europes ndaj nje vendi te lire, Ukraines, fakton se sa iluzive jane perpjekjet per te shkeputur Putinin e vogel te Serbise nga Putini i Madh i Rusise.

Duke denuar me force kete si nje kercenim per paqen ne rajonin tone, shtoj se marreveshja per bashkepunim ne politiken e jashtme midis Moskes dhe Beogradit provon gjithshtu se Edi Rama, ky vasal i Vuçiçit me mbeshtetjen e Ballkanit te Hapur po punon me perkushtim per hegjemonine ruso – serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kunder interesave kombetare te shqiptareve. sb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.