E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha paralajmëron  Ramën/ “Do kesh fatin e McGonigal”
Politikë

Berisha paralajmëron Ramën/ “Do kesh fatin e McGonigal”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, që do të ketë fatin e McGonigal jo në Amerikë por në Shqipëri.

Berisha i ka bërë thirrje FBI dhe Kongresit të SHBA të hetojnë verpimet antiligjore dhe antikushteuese të ambasadores Yuri Kim.

“Rama dhe Kim do të dështojnë siç dështoi ai. I bëj dhe një herë thirrje, FBI dhe Kongresit të SHBA të bëjnë hetim të plotë për veprimet antiligjore dhe antikushtetuese të ambasadore Kim. Garantoj Edi Ramën se asgjë nuk mund ta shpëtojë atë pa patur fatin e McGonigal jo në Amerikë por në Shqipëri”, tha Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se PD-ja do futet në koalicion me PL-në, e ndërsa zhvillimet e reja të marrëveshjes së opozitës, do të komunikohen nesër.

Berisha theksoi se Rama është i tmerruar nga këto zgjedhje nga urrejtja popullore që ka shpërthyer ndaj tij. Kryedemokrati tha se Rama sëbashku me pengjet e tij, po degradojnë çdo institucion të këtij shteti.

Sali Berisha theksoi se nuk egziston në asnjë ligj e Kushtetutë, që zyrtari që jep dorëheqjen duhet ta regjistrojë dorëheqjen në gjykatë.

“Ka një vendim të Këshillit Kombëtar të PD-së. Do futemi në koalicion me Ilir Metën, sipas të cilit PL-ja mbëtet kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë. Ky koalicion do njohë zhvillime të tjera dhe do komunikohen nesër. Jemi të bindur se koalicioni është tmerri i Edi Ramës. Rama është i tmerruar nga këto zgjedhje. Ai urdhëroi gjykatës të pamoralshëm, pa ndërgjegje profesionale e njerëzorë, të shkelmojnë ligjet në sallën e gjyqit. Ai me pengjet e tij po degradon çdo insititucion të këtij shteti.

Njohja e Alibashës me autorizimin e një të dorëhequri, ekziston në një formë të ngjashme vetëm te Shpirtrat e Vdekur të Çiçikovit. Si episod! 

Këto janë testamente të shëmtuara politike të njerëzve që s’kanë asnjë moral, të pengjeve të shfrytëzohen në mënyrën më të turpshme.

Nuk egziston në asnjë ligj e Kushtetutë, që zyrtari që jep dorëheqjen duhet ta regjistrojë dorëheqjen në gjykatë. Kam dhënë dorëheqjen në këtë vend, kryeministra, presidentë, ministra, etj., por askush asnjëherë nuk ka vënë në diskutim deklaratën e dorëheqjes, siç bën Edi Rama me Lulzim Bashës.

Të gjitha këto vijnë nga vota e lirë e zgjedhjeve. Ai e ndjen se është i humbur. Ai e ndjen se ka shpërthyer një urrejtje popullore ndaj tij”, u shpreh Sali Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.