E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Sorosianët mafie e rrezikshme/ Shpiegon pse e quajti “Mik të shqiptarëve”
Lajme

Berisha: Sorosianët mafie e rrezikshme/ Shpiegon pse e quajti “Mik të shqiptarëve”

“Shoqëria civile e Xhorxh Sorosit është një mafie e rrezikshme nga më të rrezikshme në histori të vendit. Unë i njoh disa prej tyre dhe u them të largohen nga një netëork mafioz”, është shprehur, ish-kryeministri Sali Berisha, në emisionin “360 Gradë”.

“Unë këto konsiderata për të i kam që në 93 dhe çfarë ishte u faktua në reformën në drejtësi. Reforma u nis nga dega e Sorosit për të shndërruan drejtësinë në degë ekzekutive. Është meritë historike e opozitës sepse e bllokoi me Venecian. Sorosi dhe netëorki i tij bllokoi krijimin e KLP-së”, ka deklaruar Berisha.

“Beteja ime me Sorosin është që në 93-n. Shqiptarët duhet të shohin se si këta bllokuan për 6 muaj KLP-në dhe dje e zhbllokuan kur Edi Rama zgjodhi kryeprokurorin. Ka akt më të pështirë të një mafie antishqiptare”.

Sakaq, i pyetur nga moderatori se përse e ka cilësuar Sorosin si “mik të shqiptarëve”, ish-kryeministri ka shpieguar se ka qenë një lapsus i zëdhënësit të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.