E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha u ul në vendin e caktuar nga protokolli i Kishës Autoqefale Ortodokse!
Lajme

Berisha u ul në vendin e caktuar nga protokolli i Kishës Autoqefale Ortodokse!

Sqarim i Drejtorit të Protokollit në PD, Ledio Nuraj

Sqarimi i PD: Berisha u ul në vendin e caktuar nga protokolli i Kishës Autoqefale Ortodokse! Rama përdori gojët e qelbura të surrogatëve të tij për të ndotur opinionin publik.

Sqarim i Drejtorit të Protokollit në PD, Ledio Nuraj

Gjatë ceremonisë madhështore të mbajtur në Katedralen Ortodokse “Lindja e Krishtit” në Tiranë, me rastin e përcjelljes së FortLumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas, ka pasur përpjekje të shëmtuara për të deformuar të vërtetën mbi vendosjen e personaliteteve në këtë ngjarje të rëndësishme.

Trillimi i zyrës së Ramës që në pamundësi për të shpifur vetë, në mënyrë të përsëritur, përdor gojët e ndyra të surrogatëve të tij për të qelbur e për të ndotur opinionin publik me mashtrime dhe shpifje. Këto shpifje të ulëta nuk i kurseu as në ditën që duhej të ishte e përkushtuar për nderimin e kujtimit dhe veprës së Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas.

Sa i përket pozicionimit, Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Prof.Dr. Sali Berisha, ai është ulur pikërisht në vendin e caktuar nga protokolli i Kishës Autoqefale Ortodokse, në përputhje me rregullat dhe traditën e kësaj ceremonie. Statusi i tij si ish-President dhe Ish Kryeministër i garanton atij një vend të nderuar në ngjarje të tilla, duke respektuar njëkohësisht protokollin e vetë Kishës dhe përparësinë dhe rangun sipas protokollit shtetëror.
Çdo insinuatë apo shpifje që synon të devijojë nga e vërteta është një përpjekje e ulët dhe e përcmuar për të manipuluar publikun dhe për të krijuar tension aty ku nuk ekziston.
Nuk është asgje tjetër vec trillim i mendjes së sëmurë dhe perverse të Edi Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike prof. Dr. Sali Berisha në mbarim të ceremonisë së varrimit të FortLumturisë së Tij Kryepeshkopit Anastas, pas largimit nga Katedralja ne një prononcim që pati për një media, nder te tjera shtoi se gjatë ceremonisë tek fliste hajduti i ikonave përpara me shfaqeshin qindra ikona kishtare të trashëgimisë të jashtëzakonshme të Shqipërisë që shiteshin dhe trafikoheshin në treg të zi nga trafikanti Edi Rama”.
Prezenca e Kryetarit të Partisë Demokratike në këtë ceremoni ishte dhe mbetet përkushtimi për të nderuar një figurë të shquar të besimit dhe përbashkimit shpirtëror, Kryebariun e Kishes Autoqefale Ortodokse te Shqiperise Anastasios Janullatos qe me perkushtim hyjnor ngjalli Kishen nga shkrumbi i diktatures komuniste ne pavdeksi, dhe asnjë manovër propagandistike nuk mund ta zbehë këtë.

Sqarimi i PD: Sali Berisha u ul në vendin e caktuar nga protokolli i Kishës Autoqefale Ortodokse! Rama përdori gojët e qelbura të surrogatëve të tij për të ndotur opinionin publik

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.