E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Zoto mori 15 milionë euro dhe i ndan me Ahmetajn për mbetjet nga Porto Romano në Sharrë
Publik News

Berisha: Zoto mori 15 milionë euro dhe i ndan me Ahmetajn për mbetjet nga Porto Romano në Sharrë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Rama dhe minsitrin e shtetit, Arben Ahmetaj se me urdhrin e tyre u anulua tenderi për pastrimin e Porto Romanos ku garonin 6 kompani dhe kjo iu dha me mbrapa një kompanie në pronësi të Klodian Zotos.

Për Berishën, tarifa e vendosur për metër kub dhe zhavorr apo dhe është 25 euro për kilogram dhe disa kompani po i shkarkojnë këto inertet në Skuraj të Mirditës apo Bushat.

Berisha i ftuar në emisionin Opinion ka përmendur rastin e firmës Salillari, që sipas tij po i hedh inertet në rrugën që po ndërton.

“Ju thoni ku i gjejnë paret? Po këta s’kanë parë, se këta paguajnë klientelën e tyre. Klodian Zoto merr çdo muaj milionat për aferën e inceneratorëve dhe i ndan ato me Ramën dhe Ahmetajn.

Po marr rastin e fundit është pastrimi i Porto Romanos, u paraqitën 6 kompani, një Bllako e anuloi tenderin. Pas një jave tenderin e që anuloi e firmosi me një kompani për të cilën mori urdhër.

Ç’është Klodian Zoto? Mori Klodian Zoto 15 milion euro, për të transportuar çdo mbetje në Porto Romano në Sharrë, por duhet ti paguhet po Klodian Zotos  25 euro për metër kub inerte. E di ç’ndodh me këtë vjedhjen e plehrave?

Salillari çon në Skuraj, një zonë në fillim të Mirditës kamionat me dhe që nxjerr të rruga që po ndërton sepse kështu i del më lirë. I del me lirë se po të paguaj 25 për metër Klodian Zotos.

Këto i ke të vërtetuara, ço gazetarët dhe të tregojnë sa duhet të paguaj për depozita në Sharrë biznesmeni dhe apo zhavorr. Të tjetër shkojnë për ti çuar në Bushat apo në Shkodër se u del më lirë, por Policia i kthen dhe u thotë, kthehuni se ky është biznes i Edi Ramës”, u shpreh Berisha në Opinion.       

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se shqiptarët duhet të përgatiten për protesta të fuqishme për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e tyre.

“Mendoj se detyra e opozitës është mbrojtja e të drejtave të njeriut. Në velrësimin tim duhet të jetë shumë më aktive, pasi ka një abuzim të paimagjinueshëm të të drejtave të njeriut. Shqiptarët duhet të përgatiten për protesta të fuqishme në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të tyre. Ska asgjë më të shenjtë dhe më themelore për një opoiztë se mbrojtja e lirve të qytetarëve që sot po dhunohen barbarisht nga një skizoid që ska as ligj, as moral”, u shpreh Berisha në emisionin Opinion.

Në lidhje me dekretimin nga Presidenti të ndryshimeve në Kodin Penal për koronavirusin, Berisha i cilësoi ato si  “dhunim i paimagjinueshëm i Kushtetutës.”

“Shoh një dhunim të paimagjinueshëm të kushtetuës. Kushteta është prek në nënet më kryesore të saj. Ka një nen 17, i cili thotë: Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e konventës europiane të të drejtave të njeriut”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.