E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bërtiste “Allahu Ekber” dhe me thikë në dorë, policia franceze e qëllon
Lajme

Bërtiste “Allahu Ekber” dhe me thikë në dorë, policia franceze e qëllon

Policia franceze e ka qëlluar një person i cili kishte qenë i armatosur me thikë. Ai bërtiste “Allahu Ekber” dhe “Franca sundohet nga Shteti Islamik”.

Ngjarja ndodhi në stacionin e trenave “Saint-Lazare”, në Paris që është njëri nga më të ngarkuarit.

Incidenti ndodhi pasi ai u ndalua për mosvendosje të maskës dhe më pas refuzoi që t’i zbatonte urdhrat e zyrtarëve të hënën në mbrëmje.

Burri më pas e nxori thikën dhe mësyu drejt katër policëve duke bërtitur “Allahu Akbar. Franca sundohet nga Shteti Islamik” para se të qëllohej dy herë në gjoks.

Ai ra mbi binarë dhe u dërgua në spital, ku ndodhet në gjendje kritike.

Sipas dokumenteve të identitetit që i janë gjetur në trup, i dyshuari është lindur në vitin 1974 dhe ka qenë i njohur për policinë shkaku i kërcënimeve e dhunës së mëhershme, por nuk ka qenë i njohur për shërbimet e inteligjencës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.