Betohet qeveria e re në Sllovaki, të gjithë me maska dhe doreza në ceremoni
Qeveria e re Sllovake u betua në mes të shpërthimit të koronavirusit, këtë të shtunë.
Siç shihet dhe nga fotot Kryeministri i Sllovakisë Igor Matoviç i veshur me maskë në fytyrën bën betimin gjatë seancës inauguruese të Parlamentit të ri, në Bratislava, Sllovaki. Presidenti i Sllovakisë është betuar në një qeveri të re të udhëhequr nga partia fituese në zgjedhjet parlamentare.
Presidentja Zuzana Caputova emëroi një koalicion me katër parti të udhëhequr nga Igor Matovic e cila gjithashtu gjatë dhënies së dekretit ka vënë maskë dhe ka veshur doreza.
Sakaq siç vihet re nga fotot të gjithë të pranishmit në ceremoninë e të shtunës, kishin maska mbrojtëse për fytyrën dhe doreza, për tu ruajtur nga koronavirus.
Sllovakia aktualisht ka 137 raste të konfirmuara me koronavirus.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






