Biden bën lëvizjen e radhës pas informacioneve të Pentagonit, pritet të flasë me Xi Jiping
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Presidenti Joe Biden do të flasë këtë të premte me presidentin kinez, Xi Jinping, për të diskutuar në lidhje me luftën në Ukrainë, por “dhe çështje të tjera me interes të përbashkët”.
Biseda Putin-Xi Jiping vjen në një moment kur zyrtarët amerikanë paralajmëruan se Kina mund të ketë vendosur tashmë t’i japë Rusisë mbështetje ekonomike dhe financiare gjatë luftës së saj kundër Ukrainës.
Këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, u takua me homologun kinez, Yang Jiechi, në një takim që zgjati plotë 7 orë të hënën.
Një zyrtar amerikan në dijeni të bisedimeve të zhvilluara tha se kinezët kishin “vendosur tashmë të ofronin mbështetje ekonomike dhe financiarepër Rusinë” përpara takimit të Romës.
“Pyetja është nëse me të vërtetë ata do të shkojnë më tej,” shtuan zyrtarët amerikanë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



