E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bilanc apokaliptik vdekjesh  në Palestinë pas bombardimeve nga Izraeli, mbi 8.000 të vdekur, mes tyre rreth 3.000 fëmijë
Lajme

Bilanc apokaliptik vdekjesh në Palestinë pas bombardimeve nga Izraeli, mbi 8.000 të vdekur, mes tyre rreth 3.000 fëmijë

Ministria e  shëndetësisë në Gaza, ka deklaruar se numri i njerëzve të vrarë në Gaza është rritur në 8,005. Rreth 3,324 fëmijë janë në mesin e atyre që kanë vdekur që nga 7 tetori.

palestine

Në përditësimin e saj të fundit, ministria raportoi se 7,650 njerëz kishin vdekur, që do të thotë se numri i të vdekurve është rritur me 355 nga raportimi i fundit, shkaktuar edhe nga bombardimet e fundit që Izraeli po kryen në Rripin e Gazës.

Ndërkohë Izraeli ka bërë thirrje që të evakuohen nga spitali të gjithë pacientët dhe të plagosurit, duke kërcënuar se do godasin sërish.

Lidhur me këto thirrje, shefi i OBSH-së është shprehur se “kërcënimet e evakuimit nga spitali janë thellësisht shqetësuese”.

“Ne e ritheksojmë – është e pamundur të evakuohen spitalet plot me pacientë pa rrezikuar jetën e tyre,” tha Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, kujdesi shëndetësor duhet të mbrohet gjithmonë”, theksoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.