Bilanci botëror nga koronavirusi: Afro 300 mijë të prekur dhe 12.777 viktima
Sot në të gjithë botën numërohen 297.457 persona të infektuar dhe 12.777 viktima nga koronavirusi, ndërkohë që janë shëruar 95.584 njerëz.
Edhe pse virusi lindi në Kinë, tani prej dy ditësh vendin e parë e mban Italia, përsa i përket numrit të viktimave.
Shteti fqinj numëron 53578 të infektuar dhe 4825 viktima. Ndërkohë që Kina ka në total 81 mijë të infektuar dhe 3255 viktima.
Lista e plotë
Itali – 4825 viktima, 53.567 të prekur, 6072 të shëruar,
Kinë – 3255 viktima, 81.008 të prekur, 71.740 të shëruar
Iran – 1556 viktima, 20610 të prekur. 7635 të shëruar
Spanjë – 1378 viktima, 25.374 të prekur, 2125 të shëruar
Francë – 450 viktima, 12.612 të prekur, 1587 të shëruar
SHBA – 282 viktima, 22.132 të prekur, 147 të shëruar
Britani – 180 viktima, 4095 të prekur, 65 të shëruar
Holandë – 136 viktima, 3631 të prekur, 2 të shëruar
Korea e Jugut – 102 viktima, 8799 të prekur, 2612 të shëruar
Gjermani – 77 viktima, 21.854 të prekur, 209 të shëruar
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



