Bir Erioni i nënës, kë të qaj më parë, Ty? Belën apo “Mbret” Ramën?!
Shefi i dosjes “5D”, Erion Veliaj, në një dalje mediatike thotë se të gjithë drejtorët i kam bashkëpuntorët më të ngushtë që kanë bërë punë kolosale në Tiranë, por është gjykata që do të na tregojë nësë kanë ngrënë fiq dhe sa kanë ngrënë ?!
Gjykata i la në arrest me BURG MOLLËN, QATON dhe TUSHËN….
Nuk ka nevojë të bësh jargavitësin politik pas hajdutëve të dosjes “5D”.
SPAK-u, i ka me fakte dhe prova konkrete viedhjet e drejtorëve të tu.
Si mundet që bashkëpunëtorët e tu në vite për tre mandate të kullufitën FIQTË dhe ti nuk hëngre një KOKËRR për be?!
Media ka denoncuar me qindra herë tenderat skandalozë të TUSHES, MOLLËS, që me bekimin tënd i paracaktonin kush dhe si duhet t’i fitojë me letra e pa letra të rregullta. Une jam bërë kurioz nga një investigim për “TAULANTIN e tendereve” pasi një biznesmen ishte i klasifikuar i pari në tender të bashkisë Tiranë, me ofertë dhe dokumentacion shumë të saktë por eminenca gri e FONDEVE dhe tenderave Taulant TUSHA e kishte paracktuar fituesin. Pastaj më vonë nga stafi i bashkisë Tiranë mësova se kishte bekimin e plotë të Erion Veliajt dhe vendoste kush duhej fitues dhe humbës në tendera e bashkisë. Faktet e SPAK treguan se të gjitha ishin të vërteta.
Para fakteve dhe hetimeve që janë bërë nga SPAK-u, provat janë totalisht të vërtetuara dhe ti i dashur Veliaj nuk ke si justifikohesh për hajdutët që i emërove dhe bashkëpunove në Bashkinë e Tiranës për vite me radhe.
Ashtu si shefi i madh Rama edhe ti nuk ditke gjë për FIQTË që bashkëpunëtorët më të ngushtë hëngrën pas shpinës tënde?!
Punët në Bashkinë e Tiranës nuk i bën më lekët e shtëpisë tënde! Qytetarët të paguajnë rrogë dhe dieta edhe biletat për Panama, Dubai dhe Amerikën që të takosh Aleks Soros. Janë taksat e shumta që u bënë “rrush e MOLLË” nga drejtorët hajdutë që i quan bashkëpunëtorët më të ngushtë.
Bir Erioni i nënës, kë të qash më parë, ty apo BELËN që kishte bashkëpunëtorin më të ngushtë ” BERBERIN” e tenderave që QETHI miliona EURO.
Bir Erioni i nënës kë të qash më parë ty apo dhjetëra kryetarë bashkish që rrjepin e zhvatin sa të munden?! Apo të qash për qokat dhe PPP-të e mbretit Rama që fal në kafe portet, aeroportet, ishujt dhe mund t’ia ketë vënë syrin edhe maleve.
“La Brisa” një hotel luksoz në Dhërmi e ka një gardist dhe dy ish-drejtorët e tu dhe ky është fakt jo llogje politike që bluan në media.
Komandanti i grupit të zjarrit të Gardës së Republikës më 21 janar , Agron Malaj është kryetari i bashkisë socialiste në Mat prej disa mandatesh që u ka dhënë tendera drejtorëve të 5 D -së.
Në Bashkinë e Tiranës, vëllai i Agron Malajt, shtetasi Fatos Malaj, ka fituar tenderin e kamerave shumat janë qindra milionë lekë me ortak drejtorin e Veliajt Elvin Tivarin edhe ky është fakt.
SPAK ti kapi si hajdutë drejtorët që punoje prej vitesh,por sipas informacioneve priten edhe të tjerë.
Nuk kanë të sosur hajdutët sa në qeveri e sa në bashki.
Bir Erioni i nënës, politikisht të mbaruan kreditet e FIQVE. Nuk e bën dot të fortin kur skuadra e besuar të është kapur me presh në duar! E kupton që dhe mbreti ka plot telashe dhe ti me MOLLËT e FIQTË i duheshe pikërisht në kohën kur 313-ta po mbushet plot me pushtetarë! Të paktën amnistia e fundit me “non gratën” do të lirojë nja 700 vende në burgje. SPAK-u e di mirë se ka vende të lira në qeli për hajdutët nga të gjitha nivelet./Naim Noka
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



