Bir Kristaq i nënës kë të qash më parë
Naim Noka
Bir Kristaq i nënës çpo na dëgjojnë veshët! Nuk do të lodhesha se mjafton pak sekonda video që të thuhet gjithçka për ty Kiço kaçurrelsi. O Kiço mavria të zëntë tullacllëku i Cekës. Bir Kristaqi i fëmrës, kë të qajë më parë ty apo Kujtim Gjuzën. Tani e kuptoj sa origjinalë jemi si njerëz. Bir Kristaqi i nënës, po nuk ka coronavirus që vjen në parlament kur flet ti dhe të bën replikë shpotitëse lideri më gjatë në vend. Le të qeshin dhe të gajasen votuesit .Ata nuk e dinë se tullacllëku i Kiços na kushton rreth 3 milionë lekë nga taksat tona. Bir Kristaqi i nënës të paguajmë dhe qera shtëpie në Tiranë. Ne jo vetem të meritojmë ty o i nderurari deputet Kiço Kaçurrelsi por aman na e bëj hallall se meriton më shumë. 300 mijë lekë dieta janë shumë pak se lodhesh shumë duke miratuar ligjet e miliona eurove konçensione o bir Kristaqi i nënës. Ti bashkë me Gjuzin dhe Gjuzët e tjerë u bëtë telef e latë leshtë e kokës duke projektuar të ardhmen tonë me kartona në dorë…. Mjaft u lodhe për këtë firaun milet Kiço. Shikoje veten në video sa bukur ke bilbiluar në parlament. Ky atdhe ka vend për të gjithë, jo vetem për tullacllëkun tënd por edhe për mustaqet e Kujtimit dhe mjekrën e liderit mbarëkombëtar.
Kiço edhe një urim të fundit : Març nga ditët tona e ruaje liderin nga corona….
https://youtu.be/-zR7r1DaLLA
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



